DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.35 Nëse Zoti është i gjithëpushtetshëm, pse ndodhin fatkeqësitë? Pse ekziston e keqja?
next
Tjetra:1.37 A mund të na afrojë vuajtja me Zotin?

1.36 A është vullneti i Zotit që njerëzit të vdesin?

E keqja dhe vuajtja

Nuk kishte vdekje në planin origjinal të Zotit. Vdekja u bë pjesë e jetës njerëzore si rezultat i mëkatit të kryer nga qeniet e para njerëzore. Duke kryer këtë mëkat origjinal, ata mohuan Zotin. Sidoqoftë Zoti ende do që ne të jetojmë përgjithmonë. Por të jetuarit përgjithmonë  në këtë tokë, me të gjithë mjerimin dhe vuajtjen e saj, nuk do të ishte aspak e bukur! Jezusi erdhi në tokë, vdiq në kryq, dhe u kthye në jetë sërish nga Zoti për të zhbërë pasojat e atij mëkati të parë.

Falë Jezusit ne mund të jetojmë përgjithmonë në parajsë pas vdekjes sonë. Mund të shkojmë në parajsë duke ndjekur Jezusin dhe duke jetuar në një marrëdhënie dashurie me Zotin dhe me shokët tonë të jetës.

Zoti nuk na bëri të vdekshëm. Vdekja erdhi në botë me anë të mëkatit të parë. Të gjithë do të vdesim një ditë, por nëpërmjet Ringjalljes së Jezusit, do të jetojmë përjetë në amshim.
Urtësia e Kishës

Pse ekziston e keqja, nëse Hyji është i gjithëpushtetshëm dhe provanor?

Kësaj pyetjeje, sa të dhimbshme aq të mistershme, mund t’i përgjigjet vetëm teresia e fesë së krishterë. Hyji nuk është në asnjë mënyrë, as drejtpërdrejt as tërthorazi, shkaku i së keqes. Ai e ndriçon misterin e së keqes në Birin e Vet, Jezu Krishtin, i cili vdiq dhe u ngjall për ta mposhtur të keqen e madhe morale, që është mëkati i njerëzve dhe që është rrënja e të këqijave të tjera. [KKKP 57]

Përse Hyji e lejon të keqen?

Feja na jep sigurinë se Hyji nuk do ta lejonte të keqen, sikur nga vetë e keqja nuk do të nxirrte të mirën. Hyji e realizoi këtë në mënyrë të mrekullueshme me rastin e vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit: në të vërtetë, nga e keqja më e madhe morale, vrasja e Birit të Tij, Ai ka nxjerrë të mirat më të mëdha, lavdërimin e Krishtit dhe shpëtimin tonë. [KKKP 58]

Çfarë të thotë të vdesësh në Krishtin Jezus?

Do të thotë të vdesësh në hirin e Hyjit, pa mëkat mortar. Besimtari në Krishtin, duke ndjekur shembullin e Tij, mund ta shndërrojë në këtë mënyrë vdekjen e vet në një akt dëgjese dhe dashurie ndaj Atit. “E vërtetë është kjo fjalë: nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë” (2 Tim 2, 11). [KKKP 206]

How does Christ help us at our death, if we trust in him?

Christ comes to meet us and leads us into eternal life. “Not death, but God will take me” (St. Thérèse of Lisieux).   

In view of Jesus’ suffering and death, death itself can become easier. In an act of trust and love for the Father, we can say Yes, as Jesus did in the Garden of Gethsemane. Such an attitude is called “spiritual sacrifice”: the dying person unites himself with Christ’s sacrifice on the Cross. Someone who dies this way, trusting in God and at peace with men, and thus without serious sin, is on the way to communion with the risen Christ. Our dying makes us fall no farther than into his hands. A person who dies does not travel to nowhere but rather goes home into the love of God, who created him. [Youcat 155]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Sepse Hyji jo vetëm që na ka krijuar nga asgjëja; por Ai na dha falas, me anë të Hirit të Fjalës, një jetë në përputhje me Hyjin. Por njerëzit, pasi hodhën poshtë gjërat e amshuara dhe me këshillën e djallit, iu kthyen gjërave të korrupsionit, u bënë shkaku i prishjes së tyre në vdekje. [Shën. Athanasi, Traktati mbi Mishërimin e Fjalës, Kap. 5 (MG 25, 104)]