Lutuni me ne

Lutemi bashkohuni me ne në lutje. Lutja na afron me Zotin, dhe gjithashtu me njerëzit ose qëllimet për të cilat lutemi. Si të krishterë, të gjithë ne jemi të thirrur të ruajmë pak kohë për lutje, përsosmërisht çdo ditë. Me kohën, mund të zhvilloni një mënyrë vetjake lutjeje, privatësie me Jezusin. Çdo formë lutjeje është e mrekullueshme, sepse çdo lutje është e çmuar për Zotin. Aplikacioni Në Twitter me ZOTIN ofron shumë lutje hirplota nga tradita e Kishës.

"Për mua, koha e lutjes sime të përditshme është një moment bashkimi me Hyjin, pavarësisht nëse e përjetoj si të tillë apo jo. Lutem për Në Twitter me ZOTIN dhe përdoruesit e tij çdo ditë, dhe njëlloj bëjnë vullnetarët tanë. Do të na bashkoheni në lutje? "

Atë Michel Remery

Synimet e lutjes

Bashkohuni me ne në lutje për qëllimet e Në Twitter me ZOTIN dhe të gjitha nismat e ndërlidhura, si Online me Shenjtërit, Si të rritemi në besim...

  • Për ata që hasin Në Twitter me ZOTIN, që të gjejnë rrugën drejt Zotit, të zbulojnë përgjigje për pyetjet e tyre dhe të rriten në njohuritë e tyre për besimin dhe dashurinë ndaj Jezusit. Le të gjejnë thirrjen e tyre personale, të bëhen të krishterë bamirës për fqinjët e tyre dhe të rriten si misionarë të dashurisë së Zotit.
  • Për të gjithë udhëheqësit që punojnë me Në Twitter me ZOTIN, që ata të mund të gjejnë besim në ndihmën e të tjerëve për të kërkuar përgjigje rreth besimit - duke respektuar lirinë personale të çdo individi - dhe të jenë të hapur ndaj frymëzimit të Shpirtit Shenjt, duke kërkuar Vullnesën e Zotit në gjithçka.
  • Për secilin nga anëtarët e ekipit dhe vullnetarët, që ata të fitojnë hirin për të punuar me ndërgjegje, me mirënjohje dhe gëzim, duke zhvilluar dhuratat personale të marra nga Zoti dhe duke punuar me pastërtinë e qëllimit, ndërsa gjejnë vetë-realizim në sytë e Zotit.
  • Për Atë Michel Remery, që ai ta njohë gjithmonë Zotin si shkëmbin themelor të jetës dhe misionit të tij, duke gjetur frymëzim, urtësi, paqe të brendshme dhe besim në hirin e tij në çdo moment në mes të përgjegjësive të shumta. 
  • Për sponsorët tanë, që ata të preken nga hiri i Zotit dhe të shpërblehen kështu për bujarinë e tyre; si dhe që të ardhrat e nevojshme të jenë në dispozicion për të vazhduar punën e Në Twitter me ZOTIN dhe të gjitha nismat e ngjashme. 
  • Për vendet ku Në Twitter me ZOTIN është i pranishëm, që njerëzit të mund të jetojnë në siguri, paqe dhe në një mjedis të qëndrueshëm që respekton të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën themelore për liri fetare; në veçanti për vendet ku ende nuk është bërë e mundur.
  • Për Kishën tonë, që udhëheqësit dhe anëtarët e saj të jenë gjithmonë pranë Jezusit dhe të njohin shenjat e kohës, duke kërkuar përtëritje të vazhdueshme në shpalljen e besimit, duke ruajtur dhe jetuar mesazhin thelbësor të Ungjillit të Jezusit.
  • Për Papën tonë, që ai të jetë një shenjë uniteti dhe frymëzimi për të gjithë njerëzimin, dhe  të vazhdojë të gjejë forcën e nevojshme për të sjellë Ungjillin e Jezusit në të gjithë botën.


Lutja për në Twitter me ZOTIN

Zoti, Ati ynë, të falënderojmë për nismat e Në Twitter me ZOTIN. Le të vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për shumë njerëz në të gjithë globin dhe një mënyrë për të arritur tek të gjithë ata që janë duke kërkuar për ty ose janë larg teje.

Zoti Jezus, ti thërret çdo individ të përqafojë dashurinë tënde. Ndihmoji njerëzit që hasin Në Twitter me ZOTIN që të njohin dashurinë tënde për ta në këtë moment. Frymëzoji ata që të vazhdojnë të kërkojnë përgjigje, të jenë të hapur për dyshimet e tyre dhe të të drejtohen në lutjet e përditshme. Ndihmoji ata të ndajnë dashurinë, pasurinë dhe aftësitë e tyre me ata në nevojë, dhe të arrijnë tek ata që janë të varfër shpirtërisht ose materialisht.

Shpirti Shenjt, ti u dërgove për të ndihmuar njerëzit në besimin e tyre. Mbaji me hirin tënd të gjithë anëtarët e ekipit dhe vullnetarët e Në Twitter me ZOTIN, që ata të afrohen gjithnjë e më shumë me ty dhe që gjithçka që ata bëjnë të jetë rezultat i dashurisë së tyre pasionante për Jezusin. Le ta jetojnë jetën e tyre në bamirësi ndaj fqinjit të tyre dhe përhapin lajmin e dashurisë tënde për këdo që dëshiron të dëgjojë.

Ne e kërkojmë këtë nëpërmjet Krishtit, Zotit tonë të gjallë. Amen.

Shenjtja Mari, lutu për ne!
Shën Gjon Pali II, lutu për ne!
Të gjithë shenjtërit në qiell, lutuni për ne!

Lutja e ekipit

I dashur Zot,

Jemi mirënjohës që mund ta ndajmë mesazhin tënd të dashurisë me të tjerët përmes punës sonë për projektin Në Twitter me ZOTIN.

Na ndihmo të jemi të hapur vazhdimisht për atë që kërkon nga ne, në mënyrë që ne të ndjekim gjithmonë planet tuaja. Na mëso si të rritemi në marrëdhënien tonë personale me Jezusin, të të kërkojmë ty në lutjet tona çdo ditë dhe të mësojmë vazhdimisht rreth besimit.

Na ndihmo të punojmë së bashku në Shpirtin tënd dhe të mbajmë gjithmonë parasysh qëllimin drejt të cilit po punojmë, që është të ndihmojmë njerëzit në marrëdhëniet e tyre me ty. Ne lutemi për të gjithë ata që hasin Në Twitter me ZOTIN:  që me ndihmën e Shpirtit Shenjt, ata të rriten hap pas hapi në njohuritë e tyre për besimin dhe marrëdhënien e tyre me ty.

Zot, merr të gjithë lirinë time, kujtesën time, mirëkuptimin tim dhe gjithë vullnetin tim, dhe gjithçka që kam dhe quaj timen. Ti m’i ke dhënë të gjitha. Ty, Zot, po ta kthej. Çdo gjë është e jotja, bëj me të si të duash. Më jep vetëm dashurinë dhe hirin tënd. Kjo më mjafton.

Shën Gjon Pali II, lutu për ne.

Amen.