All Questions
prev
Previous:1.36 A është vullneti i Zotit që njerëzit të vdesin?
next
Next:1.38 Pse është kaq e rëndësishme Maria?

1.37 A mund të na afrojë vuajtja me Zotin?

E keqja dhe vuajtja

Vuajtja nuk është kurrë një ndëshkim personal nga Zoti: në fakt, ai është shumë i afërt më të gjithë ata që vuajnë dhe hidhërohen. Vuajtja nuk ishte kurrë pjesë e planit të Zotit për botën , por erdhi në botë për shkak të mëkatit origjinal dhe dobësisë së njeriut.

Për ta ndryshuar këtë situatë, Jezusi u bë gati për të sakrifikuar jetën e tij në kryq nisur nga dashuria për të gjitha qeniet njerëzore. Ai u poshtërua dhe torturua nga po të njëjtit njerëz.

Nëpërmjet vuajtjes së tij të tmerrshme, Jezusi hapi një shteg drejt Zotit në Parajsë. Kur ne vuajmë, mund të dimë që jemi të bashkuar me Jezusin, i cili po ashtu ka vuajtur. Ai mposhti edhe vdekjen! Ndërkohë që e njohim më mirë dhe i qëndrojmë afër, edhe ne gjithashtu mund ta mposhtim vuajtjen dhe hidhërimin dhe të bëhemi pjesë e prezencës së Zotit në parajsë. Duke u bashkuar me Jezusin, vuajtja jonë mund të marrë kuptim .

Vuajtja e Jezusit për dashuri na shpëtoi të gjithëve. Edhe vuajtja jonë mund të marrë kuptim, nëse i ofrohet Zotit përmes Jezusit.
Urtësia e Kishës

Çfarë domethënieje ka dhembshuria e Jezusit ndaj të sëmurëve?

Dhembshuria e Jezusit ndaj të sëmurëve dhe shërimet e shumë të sëmurëve janë shenjë e qartë se me Të ka ardhur Mbretëria e Hyjit dhe pra, fitorja mbi mëkatin, mbi vuajtjen dhe mbi vdekjen. Me mundimet dhe vdekjen e Vet, Ai i jep një kuptim të ri vuajtjes, e cila, nëse bashkohet me të Tijën mund të bëhet për ne edhe për të tjerët mjet pastrimi dhe shpëtimi. [KKKP 314]

Why did Jesus show so much interest in the sick?

Jesus came in order to show God’s love. He often did this in places where we feel especially threatened: in the weakening of our life through sickness. God wants us to become well in body and soul and, therefore, to believe and to acknowledge the coming of God’s kingdom.  

Sometimes a person has to become sick in order to recognize what we all—healthy or sick—need more than anything else: God. We have no life except in him. That is why sick people and sinners can have a special instinct for the essential things. Already in the New Testament it was precisely the sick people who sought the presence of Jesus; they tried “to touch him, for power came forth from him and healed them all” (Lk 6:19). [Youcat 241]

Ja çfarë thonë Papët

Vuajtjet njerëzore, të bashkuara me vuajtjet shpenguese të Krishtit, përbëjnë një mbështetje të veçantë për fuqitë e së mirës dhe hapin rrugën drejt fitores së këtyre fuqive shëlbuese. [Papa Gjon Pali II, Salvifici Doloris, n. 27]