All Questions
prev
Previous:1.26 Pse vdiq Jezusi për ne?
next
Next:1.28 Pse Jezusi duhej të vdiste në mënyrë kaq të tmerrshme?

1.27 Çfarë është Besëlidhja? Dhe cili është plani i Zotit për shpëtimin tonë?

Çfarë ka bërë Jezusi për ne?

Besëlidhja e Vjetër na flet për popullin e Izraelit, popullin e zgjedhur të Zotit. Zoti bëri një besëlidhje me këta njerëz: ata do të ishin besnikë ndaj Zotit dhe Zoti nuk do t’i braktiste kurrë. Duke u sjellë keq, populli i Izraelit e theu këtë besëlidhje. Zoti e fali popullin e vet dhe i dha Dhjetë Urdhërimet si një besëlidhje e re. Për fat të keq, njerëzit mëkatonin përsëri e Zoti i falte prapë e prapë dhe bënte çdo herë një besëlidhje të re me ta.

Zoti deshi që njeriu të ishte përgjithmonë i lumtur: deshi ta shlyente mëkatin e njerëzve të parë dhe të gjithë të tjerëve pas tyre. Ky është plani i shëlbimit të Zotit dhe rrugëtimi që ai bën me ne quhet historia e shëlbimit. Nëpërmjet sakrificës së Jezusit në kryq, Zoti bëri një besëlidhje të re, një besëlidhje të re përfundimtare me popullin e vet. Që nga ai moment njerëzit mund të shkojnë direkt në parajsë dhe të jetojnë përgjithmonë me Zotin.

Besëlidhja e Zotit me Izraelin shpëtoi botën. Historia e shpëtimit = plani i Zotit për shpëtimin e njerëzimit.
Urtësia e Kishës

How does God reveal himself in the Old Testament?

God shows himself in the Old Testament as God, who created the world out of love and remains faithful to men even when they have fallen away from him into sin.  

God makes it possible to experience him in history: with Noah he establishes a covenant to save all living things. He calls Abraham so as to make him “the father of a multitude of nations” (Gen 17:5b) and to bless “all the families of the earth” in him (Gen 12:3b). The people Israel, sprung from Abraham, becomes his special possession. To Moses he introduces himself by name. This mysterious name Yhwh, usually transcribed Yahweh, means “I am who I am” (Ex 3:14). He frees Israel from slavery in Egypt, establishes a covenant with them on Sinai, and through Moses gives them the law. Again and again, God sends prophets to his people to call them to conversion and to the renewal of the covenant. The prophets proclaim that God will establish a new and everlasting covenant, which will bring about a radical renewal and definitive redemption. This covenant will be open to all human beings. [Youcat 8]

Çfarë i zbulon Hyji njeriut?

Hyji, në mirësinë dhe në urtinë e Vet, i zbulohet njeriut. Me ngjarje e me fjalë zbulon Vetveten dhe projektin e Vet të dashamirësisë, që e ka paracaktuar që në amshim në Krishtin për të mirën e njërëzimit. Ky project qëndron në faktin se të gjithë njerëzit, për hir të Shpirtit Shenjt, mund të marrin pjesë në jetën hyjnore, si bij të Tij të adoptuar në Birin e Tij të vetëm. [KKKP 6]

Cilat janë etapat e para të Zbulesës së Hyjit?

From the very beginning, God manifested himself to our first parents, Adam and Eve, and invited them to intimate communion with himself. After their fall, he did not cease his revelation to them but promised salvation for all their descendants. After the flood, he made a covenant with Noah, a covenant between himself and all living beings. [CCCC 7]

Cilat janë etapat e para të Zbulesës së Hyjit?

Hyji, qysh prej fillimit, u shfaqet prindërve të parë, Adamit e Evës dhe i fton në një bashkim intim me Të. Pas rënies së tyre në mëkat, nuk e ndërpret zbulesën e Vet dhe premton shpëtimin për të gjithë pasardhësit e tyre. Pas përmbytjes, bën me Noehin një besëlidhje mes Tij dhe të gjitha qenieve të gjalla. [KKKP 7]

Ja çfarë thonë Papët

E gjithë historia e shëlbimit  është historia e Hyjit që na kërkon: ai na ofron dashuri dhe na pret me butësi. [Papa Françesku, Tweet, 31 maj 2013].