All Questions
prev
Previous:1.29 A nuk ishte Jezusi vetëm një njeri i mirë e një mësues feje i ditur?
next
Next:1.31 Kush është Shpirti Shenjt?

1.30 A ka pasur Jezusi vëllezër dhe motra?

Çfarë ka bërë Jezusi për ne?

Bibla flet shpesh për “vëllezërit” dhe “motrat” e Jezusit; si mundet atëherë të besojmë se Maria mbeti virgjër dhe nuk lindi fëmijë të tjerë? Në Bibël, fjala vëlla dhe motër nuk përdoret vetëm për fëmijët e prindërve të njëjtë (siç bëjmë ne sot).

Në Bibël, “vëllezër” mund të jenë kushërinjtë, nipat dhe xhaxhallarët, ndërsa “motra” kushërirat, mbesat dhe tezet. Jezusi na quan të gjithëve ne vëllezër dhe motra. Lidhja e përbashkët e të krishterëve nuk bazohet në lidhjet e gjakut, por në ndjekjen e Jezusit dhe kështu bëhemi vëllezër e motra të tij e prandaj edhe të njëri – tjetrit.

Maria & Jozefi nuk patën fëmijë me njëri – tjetrin. “Vëllezërit” dhe “motrat” Jezusit janë vetëm kushërinj dhe miq të tij.
Urtësia e Kishës

Çfarë do të thotë ngjizje virgjërore e Jezusit?

Do të thotë se Jezusi është ngjizur në kraharorin e Virgjërës vetëm përmes fuqisë së Shpirtit Shenjt, pa ndërhyrjen e njeriut. Ai është Biri i Atit qiellor sipas natyrës njerëzore, por përnjëmend Bir i Hyjit në dy natyra, duke qenë në Të një Person i Vetëm, ai hyjnor. [KKKP 98]

Why is Mary a Virgin?

God willed that Jesus Christ should have a truenhuman mother but only God himself as his Father, because he wanted to make a new beginning that could  be credited to him alone and not to earthly forces.

Mary’s virginity is not some outdated mythological notion but rather fundamental to the life of Jesus. He was born of a woman but had no human father. Jesus Christ is a new beginning in the world that has been instituted from on high. In the Gospel of Luke, Mary asks the angel, “How can this be, since I have no  husband?” (= do not sleep with a man, Lk 1:34); the angel answered, “The holy spirit will come upon you” (Lk 1:35). Although the Church from the earliest days was mocked on account of her belief in Mary’s virginity, she has always believed that her virginity is real and not merely symbolic. [Youcat 80]

Në çfarë kuptimi Maria është “gjithmonë Virgjër”?

Në kuptimin se ajo ka “mbetur Virgjër në ngjizjen e Birit të Vet, Virgjër shtatzënë, Virgjër në lindje, Virgjër nënë, Virgjër e përjetshme” (Shën Agustini). Për këtë arsye, kur ungjijtë flasin për “vëllezërit e motrat e Jezusit”, bëhet fjalë për të afërmit e Jezusit, sipas një shprehjeje të përdorur në Shkrimin e Shenjtë. [KKKP 99]

Did Mary have other children besides Jesus?

No. Jesus is the only son of Mary in the physical sense.   

Even in the early Church, Mary’s perpetual virginity was assumed, which rules out the possibility of Jesus having brothers and sisters from the same mother. In Aramaic, Jesus’ mother tongue, there is only one word for sibling and cousins. When the Gospels speak about the “brothers and sisters” of Jesus (for instance, in Mk 3:31–35), they are referring to Jesus’ close relatives. [Youcat 81]

Ja çfarë thonë Papët

Origjina është e ndryshme, por natyra e njëjtë: jo me marrëdhënie seksuale me njeriun, por me fuqinë e Hyjit u krijua: sepse një Virgjëreshë u ngjiz, një Virgjëreshë lindi dhe Virgjëreshë mbeti [Papa Luani  I, Predikimet 22: 2].