DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.28 Pse Jezusi duhej të vdiste në mënyrë kaq të tmerrshme?
next
Tjetra:1.30 A ka pasur Jezusi vëllezër dhe motra?

1.29 A nuk ishte Jezusi vetëm një njeri i mirë e një mësues feje i ditur?

Çfarë ka bërë Jezusi për ne?

Jezusi është edhe njeri, edhe Zot. Një shkrimtar i madh C.S. Lewis pati thënë një herë: “Ti duhet ta bësh zgjedhjen tënde. Ose ky njeri ishte dhe është Biri i Hyjit: ose përndryshe është një i çmendur ose diçka më keq”.

Disa njerëz e quajtën me të vërtetë Jezusin të çmendur apo të pushtuar, por të tjerë panë tek ai Shpëtimtarin që Zoti na premtoi përgjatë shekujve. Jezusi bëri të verbrit të shohin, të çalët të ecin dhe të vdekurit të ngrihen nga varri si dhe na liroi nga mëkatet nëpërmjet vdekjes së tij në kryq. Kjo mund të jetë veç punë e Zotit dhe jo e dikujt që ishte vetëm njeri.

Dikush që është vetëm i mirë dhe i mençur nuk mund të na pajtojë me Zotin ashtu siç bëri Jezusi. Ai është njeri dhe Zot që dëshiron të jetë dhe ËSHTË shpëtimi ynë.
Urtësia e Kishës

Si e shpreh Kisha Misterin e Mishërimit?

Ajo e shpreh duke pohuar se Jezu Krishti është Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë, me dy mënyra, hyjnore dhe njerëzore, jo të përziera, por të bashkuara në Personin e Fjalës. Për këtë arsye, në natyrën njerëzore të Jezusit, gjithçka-mrekulli, vuajtje, vdekje - duhet t’i atribuohet Personit të Tij hyjnor që vepron nëpërmjet natyrës njerëzore që Ai mori.

“O i vetëmlindur Bir dhe Fjalë e Perëndisë që je i pavdekshëm, dhe denjove për shpëtimin tonë, të trupëzohesh prej Hyjlindëses së shenjtë dhe gjithmonë Virgjërës Mari, duke u bërë njeri pa ndryshuar; që u kryqëzove, o Krisht Perëndi, dhe shkele vdekjen me vdekje, që je një prej Trinisë së Shenjtë dhe lavdërohesh bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë, shpëtona” (Liturgjia e Shën Joan Gojartit, Liturgjia e Shën Vasilit të Madh). [KKKP 89]

A kishte një shpirt me një dije njerëzore Biri i Hyjit i bërë njeri?

Biri i Hyjit ka marrë një trup të gjallëruar nga një shpirt racional njerëzor. Me inteligjencën e Vet njerëzore Jezusi ka mësuar shumë gjëra nëpërmjet përvojës. Por edhe si njeri Biri i Hyjit kishte një njohje intime dhe të drejtpërdrejtë të Hyjit, Atit të Vet. Depërtonte njëlloj mendimet e fshehta të njerëzve dhe njihte plotësisht planet e amshuara që Ai kishte ardhur t’i zbulonte. [KKKP 90]

How did the two wills of the incarnate Word cooperate?

Jesus had a divine will and a human will. In his earthly life the Son of God humanly willed all that he had divinely decided with the Father and the Holy Spirit for our salvation. The human will of Christ followed without opposition or reluctance the divine will or, in other words, it was subject to it. [CCCC 91]

What does it mean to say that Jesus Christ is at the same time true God and true man?

In Jesus, God really became one of us and thus our brother; nevertheless, he did not cease to be God at the same time and thus our Lord. The Council of Chalcedon in the year 451 taught that the divinity and the humanity in the one person Jesus Christ are united together “without division or confusion”.   

The Church grappled for a long time with the problem of how to express the relation between the divinity and humanity in Jesus Christ. Divinity and humanity are not in competition with each other, which would make Jesus only partially God and only partially man. Nor is it true that the divine and human in Jesus are confused. God took on a human body in Jesus; this was no mere appearance (Docetism), but he really became man. Nor are there two different persons in Christ, one human and one divine (Nestorianism). Nor is it true, finally, that in Jesus Christ the human nature was absorbed into the divine nature (Monophysitism). Contrary to all these heresies, the Church has adhered to the belief that Jesus Christ is at the same time true God and true man in one Person. The famous formula, “without division or confusion” (Council of Chalcedon) does not attempt to explain something that is too sublime for human understanding, but rather draws the boundaries, so to speak, of the faith. It indicates the “line” along which the mystery of the person of Jesus Christ can be investigated. [Youcat 77]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

 [Krishti] i bëri këto [mrekulli], e prapë  u përbuz nga shumë njerëz, të cilët nuk i konsideruan aq shumë gjërat e mëdha që bëri, se sa i vogël ishte; sikur të thoshin brenda vetes, këto janë gjëra hyjnore, por ai është njeri. Dy gjëra, të cilat i shihni, veprat hyjnore dhe një njeri. Nëse veprat hyjnore mund të bëhen vetëm nga Hyji, kini  kujdes që të mos jetë gënjeshtër ky njeri Hyj. [Shën Agustini, Predikimet, Nr. 126 (ML 38, 700)]