Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.9 Si mund të më falen mëkatet nëse është e pamundur të takoj një prift?
next
Tjetra:5.11 Po sikur dikush të vdesë pa sakramente apo pa varrim?

5.10 Si mund të jepen sakramentet në një urgjencë?

Të jetosh sakramentet

Kaq të rëndësishme janë sakramentet, saqë mund të merren urgjentisht në gjendje emergjence, veçanërisht kur rreziku për të vdekur është i vërtetë. Që nga fillimet e Kishës, prifti thirrej për t’u lutur mbi personin e sëmurë (Jak 5:14).

  • Personi i sëmurë mund t’i rrëfejë mëkatet e veta priftit dhe të marrë faljen e Zotit dhe zgjidhjen në Pajtim.
  • Krezmimi, në gjendje emergjence, mund të jepet nga prifti duke i vendosur duart dhe duke e lyer me krizëm.
  • Vajimi i të sëmurit i jep forcë personit të sëmurë e atij që është duke vdekur dhe bën faljen e mëkateve. Nëse ekziston rreziku i infektimi, prifti mund ta bëjë vajimin duke përdorur një shkop, ose një instrument tjetër.
  • Sakramenti i fundit është Eukaristia. E quajmë këtë Kungim të fundit në shtratin e vdekjes - viaticum, ushqim për rrugëtimin. Nëse është e nevojshme, ky mund të jetë Kungim shpirtëror.
  • Në emergjencë, secili mund të pagëzojë me ujë, për sa kohë qëllimi është të kryejnë një Pagëzim të krishterë.
  • Martesa ose Urdhri Shenjt mund të merren në shtratin e vdekjes në raste ekstreme.

Shiko edhe aplikacionin Në Twitter me ZOTIN [>Resources>The Tweeting with GOD App]: Mesha & Lutjet > Lutjet katolike > Tab 7: Lutjet e priftërinjve.

Që prej fillimit, të krishterët thërrisnin një prift për të dhënë sakramentet në emergjencë.