Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.39 Si mund të rrëfehem mirë?
next
Tjetra:3.41 Pse gratë dhe të martuarit nuk mund të bëhen meshtarë?

3.40 A është Sakramenti i Vajimit e njëjta gjë me vajimin e mbramë?

Sakramentet

Sakramenti i Vajimit i jepet secilit që është i sëmurë rëndë, njerëzve që janë në rrezik vdekjeje dhe personave që, p.sh. kanë një operacion të rrezikshëm. Në këtë sakrament, Zoti dëshiron të na dhurojë forcë, paqe dhe kurojë për të bartur sëmundjen e lëngatat dhe nganjëherë të na japë edhe shërimin.
Prifti përdor vaj të bekuar për vajimin e të sëmurëve. Nganjëherë, njerëzit e quajnë këtë si ‘ritet e mbrame’ ose ‘vajimi i fundmë’. Megjithatë, Eukaristia [>3.44] është sakramenti i fundit që merr i sëmuri, nëse është në gjendje ta bëjë dhe jo vajimi.

Mos prit gjatë për ta thirrur meshtarin: Sakramenti i Vajimit është për të sëmurë dhe për ata që janë në prag të vdekjes. Na jep forcë dhe ndonjëherë shërim fizik.
Urtësia e Kishës

Si përjetohej sëmundja në Besëlidhjen e Vjetër?

Në Besëlidhjen e Vjetër njeriu gjatë sëmundjes së vet sprovon cakun e forcave të veta dhe njëkohësisht vëren se sëmundja është e lidhur në mënyrë të mistershme me mëkatin. Edhe profetët e kanë vërejtur se ajo mund të kishte edhe një vlerë shëlbuese për mëkatet vetjake dhe të të tjerëve. Kështu sëmundja përjetohej para Hyjit, të cilit njeriu i lutej ta shëronte. [KKKP 313]

Çfarë domethënieje ka dhembshuria e Jezusit ndaj të sëmurëve?

Dhembshuria e Jezusit ndaj të sëmurëve dhe shërimet e shumë të sëmurëve janë shenjtë e qartë se me Të ka ardhur Mbretëria e Hyjit dhe pra, fitorja mbi mëkatin, mbi vuajtjen dhe mbi vdekjen. Me mundimet dhe vdekjen e Vet, Ai i jep një kuptim të ri vuajtjes, e cila, nëse bashkohet me të Tijën, mund të bëhet për ne dhe për të tjerët mjet pastrimi dhe shpëtimi. [KKKP 314].

Cila është sjellja e Kishës ndaj të sëmurëve?

Duke pranuar prej Zotërisë detyrën që t’i shërojë të sëmurët, Kisha angazhohet që ta realizojë këtë detyrë duke u kujdesur për të sëmurët, kujdes ky i shoqëruar me lutje ndërmjetësimi. Mbi të gjitha ajo zotëron një Sakrament të caktuar pikërisht për të mirën e të sëmurëve, të themeluar nga vetë Krishti dhe të përforcuar nga Shën Jakobi: “Është ndokush ndër ju i sëmurë? Le t’i thërrasë udhëheqësit e Kishës! Ata le të luten mbi të duke e lyer me vaj në emër të Zotërisë” (Jak 5, 14-15). [KKKP 315]

For whom is the sacrament of the Anointing of the Sick intended?

The sacrament of the Anointing of the Sick can be received by any Catholic whose health is in a critical state.

One can receive the Anointing of the Sick several times in one’s life. Therefore it makes sense for young people to ask for this sacrament also, if, for example, they are about to undergo a serious operation. On such occasions many Catholics combine the Anointing of the Sick with a (general) confession; in case the operation fails, they want to go to meet God with a clear conscience. [Youcat 243]

How is the Anointing of the Sick administered?

The essential ritual by which the sacrament of the Anointing of the Sick is administered consists of an anointing of the forehead and hands with holy oil, accompanied by prayers. [Youcat 244]

Kush e mbarështon këtë Sakrament?

Ai mund të mbarështohet vetëm nga meshtarët (Ipeshkvij ose presbiterë). [KKKP 317]

Cilët janë efektet e këtij Sakramenti?

Ai jep hirin e veçantë, i cili bashkon të sëmurin më ngushtësisht me Mundimet e Krishtit, për të mirën e tij dhe për të mirën e mbarë Kishës, duke i dhuruar ngushëllim, paqe, duke i dhënë zemër, si dhe faljen e mëkateve, nëse i sëmuri nuk ka pasur mundësi të rrëfehet. Ky Sakrament, nganjëherë, nëse është vullnesa e Hyjit, kthen edhe shëndetin trupor. Sidoqoftë, ky Vajim e përgatit të sëmurin për kalimin në shtëpinë e Atit. [KKKP 319]

Çfarë është Përshtegtimi?

Është Eukaristia të cilën e marrin ata që janë duke u ndarë nga kjo jetë dhe përgatiten të hyjnë në jetën e pasosur. E marrë në orën e kalimit nga kjo botë te Ati, Kungimi, me Trupin dhe me Gjakun e Krishtit të vdekur dhe të ngjallur, është fara e jetës së pasosur dhe forca e ngjalljes. [KKKP 320]

Why should the Church take special care of the sick?

Jesus shows us: Heaven suffers with us when we suffer. God even wants to be rediscovered in “the least of these my brethren” (Mt 25:40). That is why Jesus designated care of the sick as a central task for his disciples. He commands them, “Heal the sick” (Mt 10:8), and he promises them divine authority: “In my name they will cast out demons; … they will lay their hands on the sick, and they will recover” (Mk 16:17–18).

One of the distinctive characteristics of Christianity has always been that the elderly, the sick, and the needy are central to it. Mother Teresa, who cared for those who were dying in the gutters of Calcutta, is only one in a long series of Christian women and men who have discovered Christ precisely in those who were marginalized and avoided by others. When Christians are really Christian, a healing influence goes out from them. Some even have the gift of healing others physically in the power of the Holy Spirit (the charism of healing, charism). [Youcat 242]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

(Rreth Jakobit 5, 14-15) Nuk ka dyshim se kjo duhet kuptuar për besimtarët që janë të sëmurë dhe që mund të vajosen me vajin e shenjtë të krizmës , i cili përgatitet nga një ipeshkëv . Nuk janë vetëm meshtarët , por të gjithë si të krishterë që mund të vajosen me këtë vaj kur është e nevojshme për veten ose familjet e tyre. [Shën Inocenti I, Letër për Decentiusin (TCT, 322-323)]