Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.41 Pse gratë dhe të martuarit nuk mund të bëhen meshtarë?
next
Tjetra:3.43 Pse Martesa është kaq e rëndësishme për të krishterët?

3.42 Cila është meshtaria e përbashkët për të gjithë besimtarët?

Sakramentet

Secili që pagëzohet ndan meshtarinë e Jezusit. Kjo do të thotë se të gjithë jemi të thirrur ta bëjmë Zotin të pranishëm ta botë. Mund ta bëjmë këtë thjesht duke jetuar jetën tonë, në mënyrë që njerëzit të shquajnë Zotin në ndërveprimin tonë me të tjerët.
Këtë e quajmë ‘meshtari e përbashkët’ e popullit të Zotit. Çdo i krishterë është pjesëtar i popullit të Zotit, i cili formon Kishën. Shumica dërrmuese e Kishës sonë përbëhet nga besimtarët laikë. Thirrja e tyre është të jetojnë si të krishterë në vendin që kanë në shoqëri dhe në këtë mënyrë ta shpallin Ungjillin e Jezusit [>3.50].

Çdo besimtar është i thirrur ta bëjë të pranishëm Jezusin në botë, me thirrjen e tij të veçantë.
Urtësia e Kishës

With what authority is the priestly ministry exercised?

Me çfarë autoriteti ushtrohet priftëria mbarështuese?
Priftërinjtë e shuguruar, në ushtrimin e shërbesës së shenjtë, flasin dhe veprojnë jo sipas autoritetit vetjak, as si të dërguar apo të ngarkuar prej bashkësisë, por në personin e Krishtit-Krye dhe në emër të Kishës. Gjithashtu, priftëria mbarështuese dallon thelbësisht, e jo vetëm për nga shkalla, prej priftërisë së përbashkët të besimtarëve [pagëzimore]*, për shërbim të të cilëve Krishti e ka themeluar. [KKKP 336]
 

Ja çfarë thonë Papët

Megjithëse ndryshojnë nga njëri-tjetri në thelb dhe jo vetëm në nivele, priftëria e përbashkët e besimtarëve dhe priftëria ministrore ose hierarkike, janë megjithatë të ndërlidhura: secila prej tyre në mënyrën e vet të veçantë është një pjesëmarrje në priftërinë e Krishtit... [Besimtarët], për shkak të priftërisë së tyre mbretërore, bashkohen në shërbimin e Eukaristisë. Ata gjithashtu e ushtrojnë atë priftëri në marrjen e sakramenteve, në lutje dhe falënderime, në dëshminë e një jete të shenjtë dhe me vetëmohim e bamirësi aktive. [Vatikani II, Lumen Gentium, n. 10]