Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.7 Cili është ndryshimi mes Kungimit të mirëfilltë dhe Kungimit shpirtëror?
next
Tjetra:5.9 Si mund të më falen mëkatet nëse është e pamundur të takoj një prift?

5.8 Si mund ta bëj Kungimin shpirtëror?

Të jetosh sakramentet

Kur nuk është e mundur të marrësh pjesë në Meshë apo të marrësh Kungimin, atëherë mund të marrësh Jezusin në Kungimin shpirtëror. Mund të lutesh, p.sh., me fjalët e shenjtit të shekullit 17-të Alfons Liguorit: "Jezusi im, besoj se je me të vërtetë i pranishëm në të Shenjtërueshmin Sakrament. Të dua mbi çdo gjë dhe shpirti im të kërkon. Meqë nuk mund të të marr në Kungim në këtë moment, eja tek unë në mënyrë shpirtërore. Bashkohem me ty ashtu si bashkohem kur të marr me të vërtetë." Dhe Jezusi do të bashkohet me ty!

Në vuajtjen tënde (relativisht të vogël) prej pamundësisë për t’u kunguar, mund të bashkohesh me vuajtjen e madhe të Jezusit kur ofroi jetën e tij në Kryq – dhe përmbushi dhurimin e trupit dhe të gjakut të tij në Eukaristi për ty.

Lutju Jezusit: “Besoj se je i pranishëm në Eukaristi. Dëshiroj të vish në mënyrë shpirtërore në zemrën time. Më ndihmo të qëndroj gjithmonë pranë teje”.