All Questions
prev
Previous:3.47 Kush i zgjedh leximet? A më lejohet të fle gjatë homelisë?
next
Next:3.49 A mund ta marrë çdokush Kungimin?

3.48 A është Jezusi me të vërtetë i pranishëm në Eukaristi? Çka është Shugurimi?

Eukaristia

Gjatë meshës, buka (ostja) dhe vera sillen në altar. Prifti flet të njëjtat fjalë që foli Jezusi në Darkën e Fundit kur themeloi Eukaristinë. Ky moment i kremtimit Eukaristik quhet ‘Shugurim’.
Në atë moment, buka dhe vera shndërrohen në korpin dhe gjakun e Jezusit. Nuk është simbolik, ky ndryshim ndodh me të vërtetë. Nëse e shikoni Osten me sytë e fesë, dalloni Korpin dhe Gjakun e Jezusit në atë që fillimisht dukej bukë dhe verë. Në aplikacionin #Tm ZOTIN [>The app] gjeni fjalët e Shugurimit dhe tekstet standarde të Meshës në shumë gjuhë.

Nëpërmjet fjalëve të shugurimit, buka dhe vera shndërrohen në Korpin dhe Gjakun e Krishtit, i cili është realisht i pranishëm.
Urtësia e Kishës

Në ç’kuptim Eukaristia është përkujtim i flisë së Krishtit?

Eukaristia është përkujtim në kuptimin që e bën të pranishme dhe aktuale flinë që Krishti i ka paraqitur Atit, një herë e përgjithmonë, në kryq, për njerëzimin. Karakteri flijues i Eukaristisë shfaqet në vetë fjalët e themelimit: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju” (Lk 22. 19-20). Flija e Kryqit dhe flija e Eukaristisë janë një fli e vetme. Janë të njëjtë si viktima, ashtu edhe paraqitësi; e ndryshme është vetëm mënyra e të paraqiturit: e përgjakshme në kryq, e papërgjakshme në Eukaristi. [KKKP 280]

Si është i pranishëm Jezusi në Eukaristi?

Jezu Krishti është i pranishëm në Eukaristi në mënyrë unike dhe të pakrahasueshme. Në fakt, është i pranishëm në mënyrë të vërtetë, reale, substanciale: me Trupin dhe Gjakun e Tij, me Shpirtin dhe Hyjninë e Tij. Pra, në Të është i pranishëm në mënyrë sakramentore, do të thotë nën dukjet eukaristike të bukës dhe verës, Krishti në terësinë e Vet: Hyj dhe njeri. [KKKP 282]

Çfarë do të thotë tejsubstancim?

Tejsubstancim do të thotë shndërrim i krejt substancës së bukës në substancën e Trupit të Krishtit dhe i krejt substancës së verës në substancën e Gjakut të Tij. Ky shndërrim ndodh në lutjen eukaristike, me anë të efektshmërisë së fjalës së Krishtit dhe të veprimit të Shpirtit Shenjt. Megjithatë, karakteristikat e dukshme të bukës dhe verës, d.m.th. “dukjet eukaristike”, mbesin të pandryshuara. [KKKP 283]

In what way is Christ there when the Eucharist is celebrated?

Christ is mysteriously but really present in the sacrament of the Eucharist. As often as the Church fulfills Jesus’ command, “do this in remembrance of me” (1 Cor 11:24), breaks the bread and offers the chalice, the same thing takes place today that happened then: Christ truly gives himself for us, and we truly gain a share in him. The unique and unrepeatable sacrifice of Christ on the Cross is made present on the altar; the work of our redemption is accomplished. [Youcat 216]

Ja çfarë thonë Etërit e Kishës

Ju duhet të dini se çfarë keni marrë, çfarë do të merrni dhe çfarë duhet të merrni çdo ditë. Ajo bukë që shihni në altar, e shuguruar nga Fjala e Zotit është Trupi i Krishtit. Ai kelk, ose më mirë, ajo që mban ai kelk, e shuguruar nga Fjala e Zotit, është Gjaku i Krishtit. Përmes atyre rasteve Zoti dëshironte të na besonte Trupin e tij dhe Gjakun që ai e derdhi për faljen e mëkateve. [Shën Agustini, Predikimet, Nr. 227 (ML 38, 1099)]

Duke marrë pjesë në Trupin dhe Gjakun e Krishtit, ju mund të bëheni nga i njëjti trup dhe i njëjti gjak me të. Sepse kështu e mbajmë Krishtin në vete, sepse Trupi dhe Gjaku i tij shpërndahen përmes anëtarëve tanë. Kështu që, sipas Pjetrit të lum , ne bëhemi pjesëtarë  të natyrës hyjnore (2 Pjet. 1: 4). [Shën Cirili i Jerusalemit , Fjalimet 22: 3 (MG 33, 1100)]