All Questions
prev
Previous:5.5 Si mund të dalë diçka e mirë nga kjo kohë dhimbjeje dhe vuajtjeje?
next
Next:5.7 Cili është ndryshimi mes Kungimit të mirëfilltë dhe Kungimit shpirtëror?

5.6 Nuk mund të shkoj në Meshë – A mund ta marr gjithsesi hirin sakramental të Zotit?

Të jetosh sakramentet

Për momentin është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur për shumë vende të goditura nga koronavirusi të marrin pjesë në Meshë. Atëherë cila është alternativa? Nga njëra anë, Sakramenti i Eukaristisë nuk zëvendësohet nga asgjë tjetër, sepse asgjë nuk i përngjan. Nga ana tjetër, ashtu si prifti mund të kremtojë meshë për njetet e tua pa praninë tënde, ashtu edhe ti mund të lidhesh shpirtërisht me praninë Eukaristike  të Jezusit, ‘në distancë’ le të themi.

Këtë e quajmë Kungim shpirtëror: ti shpreh dëshirën tënde të zjarrtë për ta marrë Jezusin, për të qenë me të, teksa ai dëshiron që të jetë me ty në Sakramentin e Eukaristisë. Të ndihmon shumë “të ndjekësh” Meshën në kohë reale në internet, televizion ose radio. Nuk ka një formulë të gatshme për të kryer Kungimin shpirtëror: gjëja më e rëndësishme për të marrë hirin e tij është dëshira për ta marrë Jezusin në jetën dhe zemrën tënde.

Nëse nuk mund të shkosh në Meshë, mund të marrësh Kungimin shpirtëror dhe në këtë mënyrë merr hirin sakramental të Jezusit.