5.19Kur luten kaq shumë njerëz: pse nuk përfundon katastrofa?
Na thuhet të besojmë në fuqinë e lutjes, por shumë tragjedi të mëdha apo të vogla ndodhin pavarësisht lutjes sonë të sinqertë për një rezultat më të mirë! Mos u dekurajoni!
Lutja është e rëndësishme: Fillimisht, është një mënyrë për të qënë të lidhur me Zotin. Si e tillë, ajo është një shije paraprake dhe një fillim i asaj që na pret në parajsë.Mos harroni fjalët e vetë Jezusit kur ai po i kërkonte Zotit një kërkesë të madhe në lutjen e tij: "Të mos bëhet vullneti im, por i joti" (Lk 22:42). Nëse ky është qëndrimi jonë i sinqertë, ne me të vërtetë mund t'i lutemi Zotit që të ndihmojë, të na shërojë, të na heqë vuajtjet ... Dhe Zoti do t'i dëgjojë lutjet tona dhe do të na japë gjithçka që është e mirë për ne! (Mt 6: 6). Këtu janë disa arsye pse mund të duket sikur nuk ka përgjigje.
1.Perspektiva e Zotit është më e madhe se e jona. Ndoshta do të jetë shumë më vonë kur të kuptoni se Ai ishte i pranishëm dhe të ka ndihmuar në situata të vështira. Shpeshherë Zoti na ndihmon në një mënyrë shumë të ndryshme nga ajo që kemi kërkuar ose pritur.
2.Ndonjëherë ne lutemi për gjëra të gabuara ose me një qëndrim të gabuar (Jak 4: 2-3). Lutja është më shumë sesa dërgimi i "listës tuaj të blerjeve" tek Zoti. Lutja fillimisht ka të bëjë me një marrëdhënie vetëmohuese me Zotin.
3.Shpesh, ndihma më e mirë që mund të merrni është prania e një miku: Jezusi është me ju sidomos kur gjërat janë të vështira. Duke u lutur ju i hapni veten praninësë së Tij. Asgjë tjetër nuk është aq e rëndësishme, sepse me Të mund ju të përballoni gjithçka (Fil 4:13).
4.Ndihma e papritur e ofruar nga një person tjetër mund të jetë në mënyrë literale një dërgesë e Zotit. Shumë shpesh ndërhyrja e Zotit respekton rrjedhën natyrale të ngjarjeve: mrekulli të tilla të përditshme janë më të zakonshme sesa mendoni!
5.Jezusi nuk na i largoi të gjitha vuajtjet. Shërimi këtu në tokë nuk është thelbi i mesazhit të Tij. Ai erdhi kryesisht për të dhënë një perspektivë të re: atë të një jete më të mirë që do të kemi në parajsë me Atin tonë të dashur, një jetë e përjetëshme.