Të gjitha Pyetjet
prev
Pararendëse:2.50 Çka është e rëndësishme në lidhje me Papa Gjon Palin II??
next
Tjetra:2.52 Çfarë është “Folkekirken”?

2.51 Si funksionon Kisha Luteriane Suedeze?

Kisha në shek. XX

Kisha e Suedisë është një kishë ungjillore, luteriane, kombëtare, me 6.4 milion anëtarë (pothuajse 70 për qind e popullsisë). Ajo u formua gjatë Reformës Luteriane në 1517. Kisha e Suedisë nuk ka në krye Papën. Historikisht, ajo ka qenë e lidhur ngushtë me shtetin suedez dhe monarkinë.

Në Suedi, katolikët dhe luterianët kanë gjëra të rëndësishme të përbashkëta: besimin në Zot si Trini e Shenjtë, pranimin e pagëzimit të njëri-tjetrit dhe leximin e së njëjtës Bibël. Katolikët kanë shtatë sakramente, ndërsa luterianët kanë vetëm dy: Pagëzimin dhe Eukaristinë. Që prej vitit 1958, Kisha e Suedisë lejon meshtarinë e femrave. Në 2016, Papa Françesku vizitoi Suedinë dhe u takua me arqipeshkvin e Kishës së Suedisë për të rikujtuar 500 vjetorin e Reformës në 1517.

 

Kisha Suedeze u formua gjatë Reformës dhe është anëtare e Federatës Botërore Luteriane. Sot ka një marrëdhënie të mirë me Kishën Katolike.