All Questions
prev
Previous:2.35 Ishte biznes i Kishës që shiste ndjesën e plotë si biletë për në Parajsë?
next
Next:2.37 Cili është dallimi mes Protestantëve dhe Katolikëve?

2.36 Cilat janë idetë që e nisën Reformën?

Drejt Reformës

Më 1517, një murg gjerman i quajtur Martin Luteri shkroi një letër që përmbante 95 teza që kritikonin Kishën. Ai me të drejtë kundërshtoi korrupsionin e klerit dhe shitjen e indulgjencave.

Sidoqoftë, Luteri gjithashtu përqeshi dhe mohoi shumë të vërteta dhe gjëra të mira, të tilla si jetën në bashkësi me shenjtërit[> 4.16], autoritetin e Papës  dhe shpjegimet e dhëna nga Kisha për ta kuptuar më mirë fenë.Në fund,një skizëm ngjau në Kishë për shkak të rebelimit radikal të Luterit.

Luteri kishte të drejtë t’i dënonte disa abuzime të Kishës, por në kërkimin e tij për një reformë ai gjithashtu i mohoi disa të vërteta të rëndësishme dhe shkaktoi skizmë.
Ja çfarë thonë Papët

Si Teolog i zhyturnë Shkrimin e Shenjtë dhe në Etërit e Kishës, [Shën Lorenci i Brindizit] qe në gjendje t’ia ilustronte në mënyrë shembullore  doktrinën katolike të krishterëve të cilët, sidomos në Gjermani, u bashkuan me Reformën. Me parashtrimin e tij të shtruar dhe të qartë, ai shfaqi themelet biblike dhe patristike të të gjitha çështjeve të fesë të vëna në dyshim nga Martin Luteri. Ndër to, paria e Pjetrit dhe e pasardhësve të tij, origjina hyjnore eepiskopatit, shfajësimi si një shndërrim i brendshëm i njeriut dhe nevoja për të kryer vepra të mira për t’u shëlbuar. [Papa Benedikti XVI, 23 mar. 2011]