All Questions
prev
Previous:2.36 Cilat janë idetë që e nisën Reformën?
next
Next:2.38 Cilat qenë pasojat e Reformës?

2.37 Cili është dallimi mes Protestantëve dhe Katolikëve?

Drejt Reformës

Ka një Kishë Katolike të udhëhequr nga Papa, ndërsa ka shumë bashkësi protestante. Ne të gjithë ndajmë besimin tonë në Zotin dhe në dashurinë e Zotit për njerëzimin. Por ka edhe ndryshime. Si katolikë, ne besojmë se zbulesa e Zotit zbulohet në Bibël dhe në Traditën e Kishës, ndërsa shumica e protestantëve njohin vetëm Biblën si një burim të zbulesës.

 

Shumica e protestantëve gjithashtu kanë probleme me sakramentet [> 3.35], rolin e Marisë    e shenjtërve [> 4.15], dhe pozicionin e Papës . Jezusi donte të krijonte një Kishë të vetme: ndarjet që ekzistojnë midis të krishterëve nuk janë në përputhje me qëllimin e tij. Kjo është arsyeja pse ne duhet të lutemi shumë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar për bashkimin (ekumenizmi).

Protestantët nuk i pranojnë disa aspekte të fesë katolike, veçanërisht Papën si shenjë e bashkimit dhe sakramentet si burim i hirit.

Ja çfarë thonë Papët

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme e ekumenizmit është të kujtojmë sa gjëra kemi të përbashkëta, mos t’i humbasim prej shikimit për shkak të presionit të shekullarizimit – çdo gjë që na bën të krishterë dhe vazhdon të jetë dhurata dhe detyra jonë. [Papa Benedikti XVI, Fjalimi në Erfurt, 23 shtat. 2011]