DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.52 Çfarë është “Folkekirken”?
next
Tjetra:3.1 Pse duhet të lutem dhe si duhet ta bëj?

2.53 Si u rikthye Kisha Katolike në Danimarkë?

Kisha në shek. XX

Në Danimarkën e pas Reformës Luteriane në 1536 ishte e ndaluar të ishe katolik.Por pas mesit të viteve 1600 dhe më vonë u lejuan disa kongregata katolike të vogla përreth ambasadave të shteteve katolike dhe në zonën Frederika, ku u lejua ushtrimi i çdo praktike fetare me qëllim thithjen e popullsisë së re në qytet.

Danimarka fitoi lirinë e plotë të besimit me kushtetutën e 1849-sdhe në dekadat e ardhshme numri i katolikëve u rrit ngadalë nga 2000 në 10,000 në 1900-n. Në fillim, shumica e katolikëve, përfshirëpriftërinj dhe rregulltarë, ishin të huaj, kryesisht nga Gjermania, Franca dhe Polonia.Me kalimin e kohës, këtyre iu bashkuan edhe danezët e kthyer.

Ipeshkvi i parë katolik i lindur në Danimarkë pas Reformës ishte Theodor Suhr (arqipeshkëv nga 1939-1965).Ai mori pjesë edhe nëKoncilin e Dytë të Vatikanit në Romë (1962-1965), dhe pasardhësi i tij, Hans Ludvig Martensen, zbatoi reformat e Vatikanit II në Danimarkë. Sot janë rreth 45,000 persona të regjistruar si katolikë në Danimarkë.

Kisha Katolike është komuniteti i dytë më i madh i krishterë në Danimarkë, pas Kishës Shtetërore Luteriane.Pjesëtarët e saj nga kombe të ndryshme reflektojnë universitetin e Kishës.