3.2 A është lutja e njëjtë si të flasësh me Zotin?
Të lutesh nuk do të thotë t’i flasësh Zotit, por të ndërtosh një marrëdhënie me të. Si në çdo marrëdhënie, komunikimi dhe dashuria luajnë një rol të rëndësishëm. Kjo shkon përtej asaj që vetëm i kërkon Zotit çka do për vete apo për të tjerët. Diku thellë brenda vetes, çdo qenie njerëzore dëshiron dashurinë e Zotit dhe dëshiron ta njohë atë më mirë.
Zoti ka një shpresë të zjarrtë se do ta duash ashtu si ai të do ty. Prandaj të lutesh nuk do të thotë vetëm t’i kërkosh gjëra Zotit dhe t’i flasësh, por (dhe veçanërisht) ta dëgjosh atë. Në heshtjen, qetësinë dhe paqen e lutjes mund ta dëgjosh atë me vëmendje.
Cilat janë format e ndryshme të lutjes së kërkesës?
Mund të jetë një kërkesë për falje ose edhe një kërkesë e përvuajtur dhe besimplotë për të gjitha nevojat tona si shpirtërore, ashtu edhe materiale. Por realiteti i parë që duhet të dëshirohet është ardhja e Mbretërisë. [KKKP 553]
Why should we petition God?
God, who knows us through and through, knows what we need. Nevertheless, God wants us to ask, to turn to him in times of need, to cry out, implore, lament, call upon him, indeed, even to struggle with him in prayer.
Certainly God does not need our petitions in order to help us. It is for our own sake that we are supposed to offer prayers of petition. Someone who does not ask and does not want to ask shuts himself up in himself. Only a person who asks opens himself and turns to the Author of all good. Someone who asks goes back home to God. Thus the prayer of petition brings man into the right relationship to God, who respects our freedom. [Youcat 486]
Krishti qëndron mu në derë të zemrës suaj (krh . Zbul. 3:20) ... Por për ta hapur derën që Krishti të shkëlqejë mbi ju (krh. Efes. 5:14), së pari duhet ta dëgjoni atë tek troket . Kjo do të thotë se çdo ditë duhet të shpëtoni nga trazirat e poteres dhe çoroditjes dhe, për disa minuta, të rrini në heshtje dhe qetësi ... Dhe më shumë sesa fjalë, lutja është dëgjim . Ati na thotë: “Ky është Biri im ‑ djali i Dishirit! Atë dëgjojeni!” (Mk. 9:7). Përmes lutjes do të ndriçoheni, do të freskoheni dhe do të forcoheni për udhëtimin e jetës. [Papa Gjon Pali II, Të rinjve në Ugandë, 6 shkurt 1993]