Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:4.41 A do të shkoni në ferr nëse kryeni vetëvrasje?
next
Tjetra:4.43 A lejohet përdorimi i forcës për vetëmbrojte?

4.42 A duhet të kundërshtojnë të krishterët dënimin me vdekje?

Fundi i jetës

Disa mëkate duken të pafalshme dhe atëherë dënimi me vdekje mund të duket se është përgjigjja e vetme. Sigurisht, dikush që ka kryer një krim duhet të marrë ndëshkimin e duhur për veprimet e tij. Por jeta njerëzore është diçka shumë e çmuar [> 4.38]!

 

Në qasjen e Jezusit për jetën, dashuria dhe falja janë kryesore [> 4.14]. Ka shumë mënyra përveç dënimit me vdekje për të parandaluar dikë që të kryejë më shumë krime. Prandaj Papa Françesku ka deklaruar se dënimi me vdekje është i papranueshëm dhe se Kisha po punon për heqjen e tij në të gjithë botën.

 
Dënimi me vdekje mund të justifikohet vetëm në raste ekstreme, kur mbetet e vetmja formë që e mbron shoqërinë. Falja është norma më e lartë e çdo të krishteri.
Urtësia e Kishës

Çfarë dënimi mund të jepet?

Dënimi i dhënë duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me peshën e krimit. Sot si rrjedhojë e mundësive me të cilët Shteti ka për ta zhdukur krimin, duke e bërë të parrezikshëm fajtorin, rastet ku të nevojitet në mënyrë të domosdoshme dënimi me vdekje “janë tashmë shumë të rralla, përkundrazi praktikisht, nuk ka më raste të tilla” (Evangelium vitae). Kur mjetet jovdekjeprurëse janë të mjaftueshme, autoriteti do të kufizohet brenda këtyre mjeteve, sepse këto mjete u përgjigjen më mirë kushteve konkrete të së mirës së përbashkët, janë më në përputhje me dinjitetin e personit dhe nuk ia heqin përfundimisht fajtorit mundësinë për t’u kthyer. [KKKP 469]

Why is the Church opposed to capital punishment?

The Church is committed to opposing the death penalty because it is “both cruel and unnecessary” (Pope John Paul II, St. Louis, January 27, 1999).

Every legitimate State has in principle the right to punish crime appropriately. In Evangelium vitae (1995), the Pope does not say that the use of the death penalty is in every respect an unacceptable and illegitimate punishment. To take the life of a criminal is an extreme measure to which the State should resort only “in cases of absolute necessity”. This necessity arises when the only way to protect human society is by killing the convicted criminal. But such cases, says Pope John Paul II, “are very rare, if not practically non-existent”. [Youcat 381]

Ja çfarë thonë Papët

Sot dënimi me vdekje është i papranueshëm, pavarësisht sa serioz mund të ketë qenë krimi i të dënuarit. Është një shkelje e paprekshme e jetës dhe dinjitetit të personit njerëzor që bie ndesh me planin e Zotit për njeriun, për shoqërinë dhe drejtësinë e tij të mëshirshme, si dhe nuk arrin të përputhet me ndonjë qëllim të drejtë të ndëshkimit. Kjo nuk u jep drejtësi viktimave, por përkundrazi nxit hakmarrjen. Për një shtet kushtetues dënimi me vdekje përfaqëson një dështim, sepse detyron shtetin të vrasë në emër të drejtësisë. [Papa Françesku, Letër drejtuar Komisionit kundër dënimit me vdekje, 20 Mars 2015]