All Questions
prev
Previous:4.48 Po politikat, ekonomia dhe mjedisi?
next
Next:4.50 Si mund të ndihmoj për të përhapur Ungjillin?

4.49 Çka është Ungjillizimi i Ri?

Shoqëria dhe bashkësia

Që nga fillimi, Kisha ka dërguar njerëz në një mision për të shpallur Ungjillin, Fjalën e Zotit [> 1.10], në të gjithë botën. Vetë Jezusi i porositi të gjithë besimtarët e pagëzuar të predikonin Ungjillin [> 3.50] kujtdo që dëshiron ta dëgjojë (Mk.16:15) Mk.16:15:Dhe u tha:“Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve.".Të krishterët mund ta bëjnë këtë kryesisht nga mënyra se si e jetojnë jetën e tyre. 

Papa Gjon Pali II bëri thirrje për një Ungjillizim të Ri [> 4.50] që u drejtohet të gjithë njerëzve që nuk e njohin ende Ungjillin e Jezusit, ose që nuk kanë më një fe të gjallë.

 

Ungjillizimi i Ri kërkon të përhapim fenë te ata që janë larg Krishtit, sidomos te të pagëzuarit që nuk besojnë më në të.
Urtësia e Kishës

Si përhapet ky Lajm i Mirë?

Që prej fillimit nxënësit e parë kanë pasur dëshirën e zjarrtë që ta kumtojnë Jezu Krishtin, me qëllim që t’i drejtonin të gjithë kah besimi në Të. Edhe sot, nga njohja plot dashuri e Krishtit lind dëshira për të ungjillizuar dhe për të katekizuar, domethënë për të zbuluar në personin e Tij planin e plotë të Hyjit dhe për ta venë njerëzimin në bashkësi me Të. [KKKP 80]

Ja çfarë thonë Papët

"Hyji aq fort e deshi botën, sa që dha një të vetmin Biri e vet " (Gjn 3:16). Jezusi, i dërguar nga Ati te njerëzimi, ia komunikon plotësinë  e jetës çdo besimtari (krh. Gjn 10:10) ... Ungjilli i Tij duhet të bëhet “komunikim” dhe mision. Thirrja misionare thërret çdo të krishterë; bëhet vetë thelbi i çdo dëshmie të besimit konkret dhe të gjallë. Është një mision, i cili e ka origjinën e tij nga plani i Atit, plani i dashurisë dhe i shëlbimit , i cili kryhet përmes fuqisë së Shpirtit, pa të cilin çdo iniciativë apostolike është e destinuar të dështojë. [Papa Gjon Pali II, Mesazh për Ditën Botërore IX dhe X të Rinisë, 21 nëntor 1993]