Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.18 Ekzorcizmi për të dëbuar djallin është i vërtetë?
next
Tjetra:3.20 Pse Kisha është shtëpia e Zotit?

3.19 Muslimanët dhe hebrenjtë nuk hanë mish derri. Po katolikët?

Traditat dhe devocionet

Në Besëlidhjen e Vjetër cilësohet se derrkucat ishin të papastër (ose të ndyrë) prandaj nuk duhet  të hahen (Lev. 11:7) Lev. 11:7: Thiu, i cili edhe pse e ka thundrën plotësisht të ndarë, nuk ripërtypet.. Megjithatë, Jezusi ka thënë që të krishterët mund të hanë gjithçka (Mk. 7:18-19) Mk. 7:18-19: Ai u tha: “Si? Po as ju nuk qenkeni në gjendje ta kuptoni? Po a nuk e kuptoni se asgjë që hyn nga jashtë në njeriun, nuk mund ta bëjë të papastër njeriun, sepse nuk i hyn në zemër, por në bark e del në nevojtore?” Kështu Jezusi i shpalli të pastra të gjitha ushqimet., edhe pse grykësia ose lakmia duhet të shmanget. Ka ditë agjerimi, kur të krishterët përgjithësisht përmbahen nga ngrënia e mishit. E Mërkura e Përhime dhe e Premtja e Madhe janë shembuj të ditëve të tilla të agjërimit të detyrueshëm.

Në mënyrë që të jetojmë me vetëdije me Zotin, është e domosdoshme të hani dhe të pini më pak, kohë pas kohe. Ky  quhet agjërim. Ne e bëjmë këtë veçanërisht gjatë dyzet ditëve para Pashkëve. Në këtë mënyrë ne i kujtojmë vetes dhe i tregojmë botës se dashuria e Zotit, është gjëja më e rëndësishme në jetë, më shumë se të ngrënit apo të pirit.

Duke agjëruar nga mosngrënia e mishit të premteve dhe duke ndarë lëmoshë, ne bashkohemi me flijimin e Jezusit dhe i bëjmë vend Zotit në jetën tonë.
Urtësia e Kishës

What are the “Five Precepts of the Church”?

  1. You shall attend Mass on Sunday and holy days of obligation and abstain from work or activities that offend against the character of the day.
  2. You shall receive the sacrament of Penance at least once a year.
  3. You shall receive the Eucharist at least during the Easter season.
  4. You shall observe the prescribed seasons of fasting and days of abstinence (Ash Wednesday and Good Friday).
  5. You shall contribute to the material support of the Church.

[Youcat 345]

Ja çfarë thonë Papët

Shën Gregori i Madh solli ndër mend  në Rregullën e tij Baritore se agjërimi shenjtërohet nga virtytet që vijnë me të, veçanërisht nga bamirësia, nga çdo vepër  bujarie, duke u dhënë të varfërve dhe nevojtarëve të përafërtën e asaj nga e cila ne vetë kemi hequr dorë (krh. 19 , 10-11) ... Shën Agustini thoshte se agjërimi dhe lëmosha janë "dy krahët e lutjes" që i mundësojnë asaj të përparojë dhe të arrijë më lehtë edhe te Hyji . [Papa Benedikti, Auditori i Përgjithshëm, 9 mars 2011]