Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.42 Cili qe roli i Kishës gjatë kohë së Iluminizmit?
next
Tjetra:2.44 Çka ishte Koncili I i Vatikanit?

2.43 Cilat qenë pasojat e Revolucionit francez?

Përgjigja e Kishës

Revolucioni francez filloi në 1789 dhe qe antiklerikal e shumë i dhunshëm. Revolucionarët donin të zhduknin çdo shenjë të krishterimit dhe prandaj ekzekutuan mijëra katolikë dhe konfiskuan pronat e Kishës.

 

Më vonë, Napoleon Bonaparti mori Romën dhe shtetet papnore. Në 1801, Papa Piu VII nënshkroi një marrëveshje me Napoleonin. Pas kësaj erdhi një periudhë lulëzimi e Kishës në Francë, pavarësisht se Kisha ishte akoma shumë e kufizuar në liritë e saj. Pas thyerjes së Napoleonit në 1815, Selia e Shenjtë rimori kontrollin e shumicës prej shteteve papnore.

Revolucioni francez solli shtypjen e Kishës. Papët dhe ipeshkvijtë morën qëndrime mbrojtëse. Jeta rregulltare dhe fetare së shpejti lulëzoi prapë.
Ja çfarë thonë Papët

Revolucioni Francez [qe] një përpjekje për të rrënjosur sundimin e arsyes dhe të lirisë si një realitet politik ... Evropa e Iluminizmit i pa gojëhapur këto ngjarje, por më pas, teksa u zhvilluan, kishte pse të reflektonte përsëri mbi arsyen dhe lirinë. [Papa Benedikti XVI, Spe Salvi, 19]