All Questions
prev
Previous:1.14 Cili është dallimi mes Biblës dhe Kur’anit?
next
Next:1.16 Cili është dallimi mes Besëlidhjes së Vjetër katolike dhe Tanakh hebreje?

1.15 Cila është struktura e Besëlidhjes së Vjetër?

Bibla: e vërtetë apo e rreme?

Besëlidhja e Vjetër katolike përbëhet nga 46 libra. Pesë librat e parë - Zanafilla, Dalja, Levitiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë - quhen Pentateuh (fjala greke për "pesë rrotulla").

Pentateuhu ndiqet nga Librat historikë, të cilët rrëfejnë historinë e popullit të Izraelit, dhe Librat profetikë në të cilët profetët paralajmërojnë popullin për mëkatin dhe shpallin ardhjen e Mesisë (Jezusit). Së fundmi, janë Librat e urtisë. Këto janë koleksione përgjigjesh për pyetjet e përgjithshme në lidhje me jetën të shtruara nga besimtarët. Atë që ne e quajmë Besëlidhje e Vjetër, hebrenjtë e quajnë Tanakh.

 

46 librat e Besëlidhjes së Vjetër ndahen në 4 pjesë: Pentateuhu, Librat historikë, Librat profetikë dhe Librat e urtisë.
Urtësia e Kishës

What significance does the Old Testament have for Christians?

In the Old Testament God reveals himself as the Creator and preserver of the world and as the leader and instructor of mankind. The Old Testament books are also God’s Word and Sacred Scripture. Without the Old Testament, we cannot understand Jesus.

In the Old Testament a great history of learning the faith begins, which takes a decisive turn in the New Testament and arrives at its destination with the end of the world and Christ’s second coming. The Old Testament is far more than a mere prelude for the New. The commandments and prophecies for the people of the Old Covenant and the promises that are contained in it for all men were never revoked. In the books of the Old Covenant we find an irreplaceable treasure of prayers and wisdom; in particular, the Psalms are part of the Church’s daily prayer. [Youcat 17]

Ja çfarë thonë Papët

"Besëlidhja e Re është e fshehur në të Vjetrën dhe e Vjetra është bërë e dukshme në të Renë", [138] siç shënoi Shën Agustini me perceptim. Është e rëndësishme, pra, që si në mjediset baritore, ashtu edhe në ato akademike, marrëdhënia e ngushtë midis dy Besëlidhjeve të shfaqet qartë, në përputhje me deklaratën  e Shën Gregorit të Madh se "atë që premtoi Besëlidhja e Vjetër, Besëlidhja e Re e bëri të dukshme; atë që e para shpall në mënyrë të fshehtë, e dyta e shpall hapur si të pranishme. Prandaj Besëlidhja e Vjetër është një profeci e Besëlidhjes së Re dhe shpjeguesi  më i mirë i Besëlidhjes së Vjetër është Besëlidhja e Re ”. [Papa Benedikti XVI, Verbum Domini, Nr. 41]