Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.11 A na flet Zoti vetëm nëpërmjet Biblës? Apo na flet edhe në mënyra të tjera?
next
Tjetra:1.13 Në cilën gjuhë është shkruar Bibla?

1.12 A e shkroi vetë Zoti Biblën?

Bibla: e vërtetë apo e rreme?

Bibla u shkrua nga një sferë e gjerë njerëzish nga vende të ndryshme dhe periudha të ndryshme. Në zemër të çdo historie, gjejmë të vërteta për Zotin.

Kjo sepse autorët u frymëzuan të gjithë nga Shpirti Shenjt i Hyjit. Njëherazi, po ai Shpirt ndih Kishën për të kuptuar Biblën ashtu si Hyji do që ajo të kuptohet.

Shpirti i Zotit i frymëzoi autorët biblikë në kohë dhe vende të ndryshme për ta përhapur lajmin e Tij ashtu siç duhet, por me fjalët e tyre.
Urtësia e Kishës

Pse Shkrimi i Shenjtë e mëson të vërtetën?

Sepse vetë Hyji është autori i Shkrimit të Shenjtë: për këtë arsye ai quhet i frymëzuar dhe mëson pa gabime ato të vërteta, që janë të nevojshme për shpëtimin tonë. Në fakt, Shpirti i Shenjt i ka frymëzuar autorët njerëzorë, të cilët kanë shkruar atë që Ai ka dashur të na mësojë. Megjithatë, feja e krishterë, nuk është “një religjion i Librit”, por i Fjalës së Hyjit, që nuk është “një fjalë e shkruar dhe memece, por Fjala e mishëruar dhe e gjallë” (Shën Bernard i Kiaravales).  [KKKP 18] 

Is Sacred Scripture true?

“The books of Scripture firmly, faithfully, and without error teach truth. … Written under the inspiration of the Holy Spirit, they have God as their author.”

(Second Vatican Council, dV 11)

The Bible did not fall from heaven in its final form, nor did God dictate it to human scribes who copied it down mechanically. Rather “God chose certain men who … made full use of their own faculties and powers so that, though he acted in them and by them, it was as true authors that they consigned to writing whatever he wanted written, and no more” (second Vatican Council, DV 11). One factor in recognizing particular texts as Sacred Scripture was their general acceptance in the Church. In the Christian communities there had to be a consensus: “Yes, through this text God himself speaks to us—this is inspired by the Holy Spirit!” Which of the many original Christian writings are really inspired by the Holy Spirit has been defined since the fourth century in the so-called canon of Sacred Scriptures. [Youcat 14]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Ide të ndryshme mësohen në disa libra të Ungjijve, megjithatë nuk ka asnjë ndryshim për fenë e besimtarëve, pasi me anë të një shpirti sovran të gjitha gjërat deklarohen në lidhje me Lindjen e Krishtit,  Mundimin, Ringjalljen ... [ Fragmenti Muratorian, S. f. 144-146]

Shpirti i Hyjit, i cili foli përmes [autorëve të Biblës] nuk ishte i gatshëm t'u mësonte njerëzve gjëra pa përfitim për shëlbimin. [Shën Agustini, Mbi Zanafillën, Bk. 2, Kap. 9 (34 ML, 270)]