All Questions
prev
Previous:1.5 A e kundërshtojnë shkenca dhe feja njëra-tjetrën?
next
Next:1.7 Pse duhet të besoj në Zotin?

1.6 A mund ta njoh Zotin në natyrë dhe në botë?

Krijim apo rastësi?

Nëse e vështroni natyrën me imtësi, do të zbuloni se gjithçka është në harmoni dhe përshtatet kaq bukur. A nuk ngjan e pagjasë që e gjithë kjo të merrte jetë nga një rastësi e kulluar? Asnjë teori rreth origjinës së jetës dhe universit nuk është e plotë pa një Dije a Krijues pas gjithçkasë. Këtë Dije e thërrasim Atë . 

 

Porsi një artist, Zoti zbulon diçka nga vetja e tij në natyrë, ne ndjejmë që Ai ekziston dhe se Ai krijoi botën (ne e quajmë këtë zbulimi natyror. Mesazhi kryesor i besimit është se Zoti e krijoi botën nga dashuria për njerëzit .

 

Si një artist, Zoti zbulon diçka nga vetvetja në krijimin e Tij. Sigurisht që rendi dhe bukuria që shohim nuk janë rastësi.
Urtësia e Kishës

Si mund të njihet Hyji vetëm me dritën e arsyes?

Duke u nisur nga krijimi , d.m.th. nga bota dhe personi njerëzor, njeriu, me siguri, mund ta njohë vetëm me arsye Hyjin si zanafillë dhe qëllim të gjithësisë, si të mirën më të madhe, si të vërtetën dhe bukurinë e pafund.[KKKP 3]

Can we know the existence of God by our reason?

Yes. Human reason can know God with certainty.

The world cannot have its origin and its destination within itself. In everything that exists, there is more than we see. The order, the beauty, and the development of the world point beyond themselves toward God. Every man is receptive to what is true, good, and beautiful. He hears within himself the voice of conscience, which urges him to what is good and warns him against what is evil. Anyone who follows this path reasonably finds God. [Youcat 4]

Ja çfarë thonë Etërit e Kishës

Në lidhje, pra,  me të qenit  Krijuesi i kësaj bote, që është i dukshëm në qiell dhe në tokë përreth nesh, Hyji ishte i njohur për të gjitha kombet edhe para se të indoktrinoheshin në fenë e Krishtit. [Shën Agustini, Mbi Ungjillin e Gjonit, Trakti 106: 4 (ML 35, 1910)]