Libri
Mësoni se çfarë besojnë katolikët me anë të qindra pyetjeve dhe përgjigjeve
A keni pyetje rreth Zotit, Biblës, lutjes, etikës apo stilit të jetesës? A mund të zënë vend përgjigjet e këtyre pyetjeve për besimin katolik në një postim në Twitter? Kjo është çfarë ju sjell Në Twitter me ZOTIN, një libër nga Atë Michel Remery.
Libri, i botuar tashmë në mbi 30 gjuhë, ngërthen 200 përgjigje për pyetjet e ngritura nga të rinjtë me shpjegime të rrënjosura thellë në traditën e krishterë. Ai është menduar për ata që duan të përtërijnë njohuritë e tyre për besimin ose janë kureshtarë për atë që Kisha ka për të thënë.
Në Twitter me Zotin është për:
- Këdo që dëshiron të thellojë njohuritë për besimin
- Grupet rinore dhe adoleshentët
- Katekizimin e vazhdueshëm të të rriturve në famulli
- Katolikët e rinj dhe kandidatët për krezmim
- Mësuesit dhe kumbarët (nunët)
Zbuloni përgjigje për qindra pyetje
Duke trajtuar aspektet kryesore të besimit katolik, libri flet për Zotin dhe Krijimin, Kishën, lutjen, liturgjinë, moralin dhe jetën e krishterë. Gjithsej, ai përmban mbi 200 përgjigje të paraqitura në faqe dyshe me ilustrime të pasura. Së bashku me kutizat përmbledhëse, u vjen në ndihmë atyre që nuk kanë zakon të lexojnë tekste të gjata.
I lehtë, i thjeshtë dhe i qartë
Ky nuk është libri juaj i zakonshëm. Nuk ka nevojë të filloni në faqen e parë: mund ta hapni librin në një pyetje që ju intereson dhe thjesht të filloni të lexoni. Indeksi i librit do t'ju ndihmojë ta gjeni në çast pyetjen që dëshironi.
Gërshetimi me aplikacionin
Përdorni aplikacionin falas për të skanuar figurën e secilës pyetje dhe për të eksploruar informacione shtesë, materiale në internet dhe video. Nëpërmjet një ndërthurjeje të ngushtë të teknologjisë dhe librave të printuar, Në Twitter me ZOTIN ju ofron një përvojë vërtet multimediale! Shkarkoni aplikacionin falas këtu.
Pyetjet e shtruara nga njerëz si ju
Në Twitter me ZOTIN lindi nga pyetjet e drejtuara nga të rinjtë ndaj Atë Michel Remery përgjatë takimeve në Holandë. Nuk kishte tabu apo tema për të cilat nuk mund të flitej. Grupi u shpreh lirshëm dhe thellësisht. Ata jetonin në një shoqëri të laicizuar dhe takimet i ndihmuan të kuptonin rëndësinë e besimit në jetën e tyre.
Për të gjithë ata që duan të thellojnë besimin e tyre
Teksa programi u zhvillua nga të rinjtë dhe për të rinjtë, ai i drejtohet kujtdo që dëshiron të dijë më shumë për besimin dhe që është në kërkim të përgjigjeve. Kjo përfshin të rriturit dhe të rinjtë që dëshirojnë të bëhen katolikë dhe ata që po përgatiten të marrin, për shembull, Sakramentin e Pagëzimit, Krezmimit, Kungimit të Parë ose Martesës.
Një oaz për udhëheqësit dhe katekistët
Në Twitter me ZOTIN ofron mbështetje të veçantë për drejtuesit e të rinjve, katekistët dhe mësuesit, pasi libri mund të sigurojë ndër të tjera baza të sakta dhe të prekshme për edukimin fetar në shkolla dhe institute. Gjithashtu, prindërit, kumbarët dhe të gjithë ata që merren me fëmijët dhe të rinjtë mendojnë se u shërben kur përballen me pyetje të ndërlikuara rreth besimit.
Kursi Si të rritemi në besim e shikon librin dhe aplikacionin Në Twitter me ZOTIN. si bazë për formimin e besimit në shkolla, grupe, famulli dhe komunitete. Lexoni më shumë rreth programit këtu.
Nisni me "Në Twitter me Zotin" në grupin tuaj
Ne duam t'i ndihmojmë njerëzit të rriten në marrëdhënien e tyre me Atin. Në shumë vende janë formuar grupe, ku pjesëmarrësit zhvillojnw dialogë intensivë të frymëzuar nga Pyetjet në librin Në Twitter me ZOTIN. Nëse keni nevojë për tema për takimet javore, mund të zgjidhni ide për t'i përdorur deri në katër vite!