4.36 Çka janë qelizat staminale dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht?
Qelizat staminale janë qeliza të veçanta që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trupit të njeriut. Disa lloje të qelizave staminale mund të rriten në laborator për të krijuar inde që mund të ndihmojë njerëzit me sëmundje të caktuara. Nëse kjo është një mundësi e mirë, varet nga origjina e qelizave staminale.
Për shembull, është në rregull, nëse këto qeliza merren nga kordoni umbelikal: kjo procedurë nuk i bën dëm një qenieje njerëzore. Por një embrion, një qenie e vogël njerëzore, nuk duhet përdorur kurrë për këtë qëllim [> 4.35]. Sidoqoftë, nuk ka asnjë kundërshtim themelor ndaj kulturave dhe kafshëve të përpunuara gjenetikisht, për sa kohë bëhet me respekt dhe u shërben njerëzve.
Çfarë është e mira e përbashkët?
Me të mirë të përbashkët kuptohet tërësia e kushteve të jetës shoqërore që u mundëson grupeve dhe individëve të realizojnë përsosmërinë e tyre. [KKKP 407]
Çfarë nënkupton e mira e përbashkët?
E mira e përbashkët nënkupton: respektimin dhe nxitjen e të drejtave themelore të personit; zhvillimin e të mirave shpirtërore dhe tokësore të personit dhe të shoqërisë; paqen dhe sigurinë e të gjithëve. [KKKP 408]
Ku realizohet në mënyrë më të spikatur e mira e përbashkët?
Realizimi më i plotë i së mirës së përbashkët gjendet në ato bashkësi politike, që mbrojnë dhe nxisin të mirën e shtetasve dhe të shtresave të mesme, pa harruar të mirën universale të familjes njerëzore. [KKKP 409]
Cila është detyra e Ipeshkvit në Kishën vendore që i është besuar atij?
Ipeshkvi, të cilit i besohet një Kishë vendore, është prijësi i dukshëm dhe themeli i njësisë së kësaj Kishe, ndaj të cilës ai përmbush, si mëkëmbës, shërbimin baritor, i ndihmuar prej meshtarëve dhe diakonëve të vet. [KKKP 327]
Is it permissible to experiment on a live human being?
Scientific, psychological, or medical experiments on a live human subject are allowed only when the results that can be expected are important for human well-being and cannot be obtained otherwise. Everything, however, must take place with the free and informed consent of the subject in question.
Moreover, the experiments must not be disproportionately risky. To make human beings the subjects of research against their will is a crime. The fate of the Polish resistance fighter Dr. Wanda Poltawska, a close confidant of Pope John Paul II, reminds us what was at stake then and still is now. During the Nazi period, Wanda Poltawska was a victim of criminal human experiments in the Ravensbrück concentration camp. Later Dr. Poltawska, a psychiatrist, advocated a reform of medical ethics and was among the founding members of the Pontifical Academy for Life. [Youcat 390]
Sigurisht, Kisha vlerëson dhe inkurajon përparimin e shkencave biomjekësore të cilat hapin perspektiva të paprecedente terapeutike deri më tani të panjohura, për shembull, përmes përdorimit të qelizave burimore somatike, ose trajtimit që synon të rivendosë pjellorinë ose të shërojë sëmundjet gjenetike. Në të njëjtën kohë, ajo ndihet e detyruar të ndriçojë të gjitha ndërgjegjet për të vetmin përparim autentik, duke thënë, se progresi shkencor respekton vërtet çdo qenie njerëzore, dinjiteti personal i të cilit duhet të njihet pasi ai është krijuar në shëmbëlltyrën e Hyjit. [Papa Benedikti XVI, Kongregacionit për Doktrinën e Besimit, 31 Janar 2008]