All Questions
prev
Previous:3.3 Cila është mënyra më e mirë për t’u lutur?
next
Next:3.5 Pse lutja mund të jetë e vështirë dhe e mërzitshme?

3.4 A mund të më ndihmojë lutja të marr vendimet e duhura?

Lutja personale

Për të zbuluar se çfarë dëshiron Zoti nga ne, ne duhet të mësojmë ta njohim se si Ai na flet në thellësitë e zemrave tona. Të dëgjosh Zotin do të thotë të dëgjojmë dëshirat tona më të thella. Vetëm thellë brenda vetes mund ta gjejmë Vullnetin e Zotit [> 4.6].
Është mirë të dallosh se cilat dëshira vijnë nga Shpirti Shenjt dhe cilat jo. Për ta bërë këtë, ju keni nevojë për ndihmën e Zotit. Kur të zbuloni çfarë jeni i thirrur të bëni [> 4.4], me të vërtetë do të përjetoni paqe të brendshme dhe qetësi. Kjo ndjesi është ajo që Zoti dëshiron për secilin prej nesh, pasi tregon se çfarë është e drejtë.

Dëshirat e tua më të thella vijnë nga Zoti, i cili dëshiron të ndihmojë që t’i marrësh vendimet e duhura. Kur ia kërkon të të udhëheq, ji i sigurtë se do ta bëjë.
Urtësia e Kishës

Kur lutej Jezusi?

Ungjilli e paraqet shpesh Jezusin në lutje. Atë e shohim duke u tërhequr në vetmi, edhe natën. Lutet përpara çasteve vendimtare të misionit të Vet ose të atij të Apostujve. Në fakt, krejt jeta e Tij është lutje, meqë është në bashkësi të vazhdueshme dashurie me Atin. [KKKP 542]

How did Jesus pray?

Jesus’ life was one single prayer. At decisive moments (his temptation in the desert, his selection of the apostles, his death on the Cross) his prayer was especially intense. Often he withdrew into solitude to pray, especially at night. Being one with the Father in the Holy Spirit—that was the guiding principle of his earthly life. [Youcat 475]

Ja çfarë thonë Papët

 “Ti do të ma tregosh udhën e jetës, gëzimin e plotë para fytyrës sate, kënaqjen e amshueshme në të djathtën tënde.” (Ps 15(16):11) Çdo thirrje, çdo shteg drejt të cilit Krishti na thërret, përfundimisht të çon drejt përmbushjes dhe lumturisë, sepse na çon te Hyji , te marrja pjesë në jetën e Hyjit  ... Ai që merr Lajmin e Mirë është i hareshëm, rrezaton nga gëzimi dhe gjithashtu u  jep gëzim të tjerëve [Papa Gjon Pali II, Homelia në ‘Forumin Ndërkombëtar të Rinisë’, 13 janar 1995]