Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.46 Si hyri Kisha në shek. XX?
next
Tjetra:2.48 Çka ishte Koncili II i Vatikanit?

2.47 Pse Kisha nuk i kundërshtoi nazistët?

Kisha në shek. XX

Papa Piu XII u kritikua shpesh që gjasme nuk kishte kundërshtuar nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, paraardhësi i tij Piu XI foli haptazi fuqimisht kundër nazizmit. Gjatë luftës, Papa Piu XII bashkë me shumë katolikë të tjerë, ndihmuan mijëra hebrenj dhe njerëz të tjerë të persekutuar.Të shumtë ishin ata të cilëve iu ofrua një vendstrehim në ndërtesa fetare.

Prandaj, nazistët e konsideronin Papën si armik. Kritikat ndaj sjelljes së Papës dolën rreth viteve 1960, pavarësisht se menjëherë pas luftës Kongresi Botëror Hebre dhe rabinjtë e Romës lëvduan, ndër organizata të tjera, edhe Papa Piun XI.

Papa Piu XII bëri më shumë që t’iu ndihmonte hebrenjëve sesa disa mendojnë.Në fillimet e pasluftës ai u lavdërua për veprat e tij.
Ja çfarë thonë Papët

Hitleri njëherëtha: "Provania më thirri mua, një katolik, që ta shkatërroj katolicizmin. Vetëm një katolik mund ta shkatërrojë katolicizmin". Ai ishte i sigurt se i kishte të gjitha mjetet që më në fund të kishte mundësi që ta  shkatërronte katolicizmin. Po kështu, prirja e madhe marksiste  ishte e bindur se do ta arrinte përpunimin shkencor të botës dhe do të hapte dyert për të ardhmen: Kisha po i afrohet fundit të saj, po jep shpirt! Kisha, megjithatë, është më e fortë, siç tha Krishti. Është jeta e Krishtit që fiton në Kishën e tij. [Papa Benedikti XVI, Takim me meshtarët e Albanos, 31 gusht 2006]