2.29 Cila ishte rilindja shpirtërore që ndodhi gjatë Mesjetës?
Në Mesjetë shumë njerëz, si fetarë dhe besimtarë laikë [> 3.42], nisën të mendojnë për rolin e Jezusit në jetën e tyre të përditshme [> 4.4].Në shekujt XII dhe XIII u krijuan shumë manastire të reja dhe urdhra fetare, si Cistercensët, Françeskanët dhe Dominikanët .
Në shekullin XIII, studimi i fesë pësoi një ringjallje falë debateve teologjike të mirargumentuara (Skolastika).Në këtë mjedis intelektual, u themeluan shumë universitete.Më tej,shumë lëvizje laike u themeluan për njerëzit që dëshironin të ndiqnin një jetë lutjeje pa marrë kushte rregulltare.
Në çdo brezni lindin shenjtër, të cilët vijnë melarminë e përtëritjes, që e shoqëron në mënyrë të vazhdueshme historinë e Kishës mes dhimbjeve dhe aspekteve negative që ajo has në rrugën e saj. Kështu, shekull pas shekulli, ne shohim lindjen e forcave të reformimit dhe përtëritjes, sepse risitë e Hyjit janë të pashtershme dhe sigurojnë një forcë gjithmonë të re për të ecur përpara . Kjo ndodhi edhe në shekullin e 13-të me lindjen dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm të Urdhrave të Lypsarëve: një model i rëndësishëm përtëritjeje në një epokë të re historike. [Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 13 jan. 2010]