Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.41 A ka engjëj në Parajsë?
next
Tjetra:1.43 Çfarë na ndodh kur vdesim?

1.42 Çfarë janë engjëjt e rënë?

Maria dhe engjëjt

Bibla na tregon si e keqja u shkaktua nga rënia në mëkat e një ëngjëlli, i cili u bë Satani apo djalli. Ky ëngjëll zgjodhi t’i kundërvihej vullnetit të Zotit dhe refuzoi dashurinë e tij. Djalli mund të shkaktojë goxha dëm, por mbetet një krijesë. Si pasojë, fuqia e tij nuk është e pafundme. Ai nuk mundet ta ndalojë ardhjen e mbretërisë së Zotit.

Vetëm Zoti e di pse ai e lejon të keqen e djallit të vazhdojë dhe pse e keqja ende ekziston në botë. Sidoqoftë, ne na është premtuar që në çdo gjë Zoti vepron në të mirë të atyre që e duan (Rom 8:28)Rom 8:28 : Ne e dimë se Hyji në gjithçka bashkëpunon me ata që e duan, me ata që, me vendimin e tij, janë të thirrur..

Ëngjëjt ishin krijesa të mira, por disa prej tyre filluan ta keqpërdorin lirinë dhe të vepronin kundër Zotit. Këta ranë nga parajsa dhe na tundojnë të bëhemi pjesë e fatit të tyre.
Urtësia e Kishës

Çfarë është rënia në mëkat e engjëjve?

Me këtë shprehje kuptohet se Shejtani dhe djajtë e tjerë, për të cilët flet Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Kishës, nga engjëj të krijuar të mirë prej Hyjit, janë shndërruar në të këqij, sepse, me një zgjedhje të lirë dhe të prerë, nuk e kanë pranuar Perëndinë dhe Mbretërinë e Tij, duke i dhënë kështu fillesë ferrit. Ata përpiqen që ta bashkojnë njeriun me kryengritjen e tyre kundër Hyjit; por Hyji dëfton në Krishtin fitoren e sigurt mbi të Keqin. [KKKP 74]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Shkaku i vërtetë i bekimit të engjëjve të mirë është ky, se ata i bashkohen atij që është më i larti. Dhe nëse pyesim shkakun e mjerimit të së keqes, na bie ndërmend dhe, jo në mënyrë të paarsyeshme, se ata janë të mjerë, sepse e kanë braktisur atë që është më i larti dhe i janë kthyer vetes që nuk kanë një esencë të tillë. [Shën Agustini, Qyteti Hyjit, bk 12, kap. 6 (ML 41, 353)]