DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.48 A do ta takoj kafshën time shtëpiake në parajsë?
next
Tjetra:1.50 Sa e rëndësishme është Ringjallja?

1.49 Kur do të vijë fundi i botës?

Parajsë, ferr apo purgator?

Jezusi u ringjall nga të vdekurit [> 3.33] për Pashkë dhe më vonë u ngjit në qiell [> 3.34] (Ngjitja). Nga ai moment e tutje, detyra jonë është të jetojmë një jetë si të krishterë të mirë [> 3.50] dhe të shpallim Ungjillin [> 4.50] në të gjithë botën.

Kjo do të vazhdojë derisa Jezusi të kthehet në tokë (Ardhja e Dytë). Ky është "fundi i botës". Askush nuk e di se kur do të ndodhë (Mk. 13:31-32)Mk. 13:31-32:Qielli e toka do të kalojnë, e fjalët e mia nuk do të kalojnë.” Sa për atë ditë e për atë orë, s’di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”.. dhe askush nuk mund ta parashikojë atë. Mund të ndodhë në çdo kohë (Zb. 22:20 )Zb. 22:20 :Ai që i dëshmon këto, thotë: »Po, po vij së shpejti!« Amen! Eja, o Zot, Jezus!”. Jezusi u bën thirrje të gjithë njerëzve të jenë vigjilentë në mënyrë që të jemi gati ta takojmë kur çasti të trokasë.

Në fund të kohëve, të gjithë të vdekurit do të ringjallen dhe Jezusi do të kthehet. Askush nuk e di se kur do të ndodhë një gjë e tillë, prandaj duhet të përgatitemi e ta ndjekim Zotin!
Urtësia e Kishës

Cili është kuptimi dhe rëndësia shpëtuese e Ngjalljes?

Ngjallja është kulmi i Mishërimit. Ajo vërteton hyjninë e Krishtit, si edhe gjithçka që Ai ka bërë e ka mësuar, dhe realizon të gjitha premtimet hyjnore në të mirën tonë. Përveç kësaj, i Ngjalluri, ngadhënjyes mbi mëkatin e mbi vdekjen, është themeli i shfajësimit dhe i Ngjalljes sonë: qysh tani na jep hirin e adoptimit birnor, që është pjesëmarrje reale në jetën e Birit të njëlindur; pastaj në fund të kohëve, Ai do ta ngjallë trupin tonë. [KKKP 131]

What changed in the world as a result of the Resurrection?

Because death is now no longer the end of everything, joy and hope came into the world. Now that death “no longer has dominion” (Rom 6:9) over Jesus, it has no more power over us, either, who belong to Jesus. [Youcat 108]

Ja çfarë thonë Papët

[Le] të mendojmë për ndërhyrjen përfundimtare të Hyjit në fund të kohës, kur ai do ta krijojë plotësisht Mbretërinë e tij. E tashmja është koha e mbjelljes dhe rritja e farës sigurohet nga Zoti. Prandaj, çdo i krishterë e di mirë se duhet të bëjë gjithçka që mundet, por që rezultati përfundimtar varet nga Hyji [Papa Benedikti XVI, Angelus, 17 qershor 2012]