DeoQuest and TweetignwithGOD

 

Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.56 Si mund të më ndihmojë koha e Ardhjes të përgatitem për lindjen e Jezusit për Krishtlindje?
next
Tjetra:3.58 A është 25 dhjetori ditëlindja e Jezusit? A mund t’i festoj Krishtlindjet pa të? Pse të gjithë ato qirinj?

3.57 A është pema e Krishtlindjes një simbol i krishterë? Po në lidhje me çokollatat e kohës së ardhjes, veshtullës dhe Santa Klaus-it?

Viti liturgjik

Koha e Ardhjes dhe e Krishtlindjeve është plot me simbole dhe tradita, të cilat mund të na ndihmojnë të përgatitemi për ardhjen e Jezusit. Degët me gjelbërim të përhershëm të pemës së Krishtlindjes përfaqësojnë jetën e bollshme që sjell Jezusi. Tradita e dekorimit të pemës së Krishtlindjes është bërë pjesë e kohës së Ardhjes, duke sjellë dritë dhe festë në këtë periudhë.

Kalendarët e ardhjes e kanë origjinën në vendet gjermane dhe na shoqërojnë gjatë 24 ditëve para Krishtlindjeve (ndonjëherë me çokollata). Zakoni i puthjes nën veshtull ështe përfshirë në festimet rreth Krishtlindjeve, por nuk ka asnjë lidhje specifike me lindjen e Krishtit. Santa Klausi ka rrënjë të krishtera, pasi ai bazohej në Shën Nikollën e Myra-s, i njohur për aktet e tij bamirëse Emigrantët holandezë e sollën traditën e tij në SHBA, duke e lidhur me Krishtlindjet.

Degët me gjelbërim të përhershëm na kujtojnë jetën e përjetshme në të cilën na thërret Jezusi; kalendarët e ardhjes na kujtojnë se koha jonë është e kufizuar dhe Santa Klausi fillimisht ishte një shenjt i madh.