Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.27 Çfarë festash kemi gjatë vitit?
next
Tjetra:3.29 Pse agjërojmë për 40 ditë gjatë Kreshmëve?

3.28 A është Krishtlindja festa apo e kremtja më e madhe gjatë vitit?

Festat e mëdha të Kishës

Pas Pashkëve dhe Rrëshajëve, Krishtlindja është dita e festës më e rëndësishme e vitit. Për Krishtlindje ne festojmë sepse Jezusi, vetë Zoti, lindi si një qenie njerëzore  që të ishte shumë afër nesh dhe të na tregonte rrugën drejt Zotit.

Për të na ndihmuar të kuptojmë madhështinë e kësaj ngjarjeje, Krishtlindja festohet gjatë një periudhe tetë ditore të quajtur Oktava e Krishtlindjes.

Pas Pashkëve dhe Rrëshajëve, Krishtlindja është e kremtja më e madhe e Kishës Katolike.
Urtësia e Kishës

Çfarë na mëson Ungjilli mbi Misteret e lindjes dhe të fëmijërisë së Jezusit?

Për Krishtlindje, lavdia e Qiellit shfaqet në dobësinë e një fëmije; rrethprerja e Jezusit është shenjë se Ai i përket popullit hebre dhe është parafigurimi i Pagëzimit tonë; Dëftimi është të shfaqurit e Mbretit-Mesi të Izraelit krejt njerëzimit; në paraqitjen e Tij në tempull, në Simonin dhe Anën është e gjithë pritja e Izraelit që vjen në takim me Shpëtimtarin e vet; arratisja e Tij në Egjipt dhe vrasja e të pafajshmëve kujtojnë se krejt jeta e Krishtit do të jetë nën shenjën e përndjekjes; kthimi i Tij nga Egjipti kujton Daljen dhe e paraqet Jezusin si Moisiun e ri: është ai lirimtari i vërtetë dhe i fundit. [KKKP 103]
 

Ja çfarë thonë Papët

Popujve në të gjitha anët e botës që po ecin me guxim drejt vlerave të demokracisë, lirisë, respektit dhe pranimit të ndërsjellë dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, cilado qoftë kultura e tyre, mesazhi i gëzueshëm i Krishtlindjes u drejtohet sot: " Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!”  (krh. Lk 2:14). Për njerëzimin teksa i afrohet mijëvjeçarin të ri, Ti, Zot Jezus, i lindur për ne në Betlehem, kërko respekt për çdo njeri, veçanërisht për të voglin dhe të dobëtin; kërko t'i jepet fund të gjitha formave të dhunës! ... Faleminderit, Jezusi Fëmijë, për këtë dhuratën tënde! [Papa Gjon Pali II, Urbi et Orbi Krishtlindje 2000, n. 6]