

2.20 Çka ndryshoi me Perandorin Konstantin?
Në 312 pas Krishtit Konstantini mposhti kundërshtarin e tij dhe më pas u bë sundimtari i të gjithë Perandorisë Romake. Pavarësisht se u pagëzua në fund të jetës së tij, ai ishte në fakt perandori i parë i krishterë.
Në "Ediktin e Milanos", Konstantini urdhëroi që të krishterët të mos përsekutoheshin më dhe që pasuritë që u ishin marrë duhej t’ju riktheheshin. Të krishterët tani mund të jetonin hapur besimin e tyre, madje ishin të përfshirë dhe në administratën e perandorisë.
Koncili i Nicës, Koncili i parë Ekumenik, u thirr prej perandorit Kostandin në maj 325 ps.K. që të siguronte bashkimin e Kishës. Etërit në Nicë adresuan çështje të ndryshme dhe kryesisht problemet kryesore që u krijuan pas predikimeve të priftit aleksandrian, Ariusit disa vite përpara... Konstandini nuk shqetësohej shumë për të vërtetat teologjike, por për bashkimin e Perandorisë dhe problemet e saj politike. [Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 20 qershor 2007]